Një 40-vjeçar ka humbur jetën në fshatin Lëpushë, në Kelmend të Malësisë së Madhe, pasi dyshohet se ka rënë në një humnerë.
Ngjarja është raportuar rreth orës 10:52, kur Policia është njoftuar për rënien e shtetasit me inicialet F. S., rreth 40 vjeç, në një terren të thepisur.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë kanë shkuar në vendngjarje, ku kanë konstatuar se 40-vjeçari, si pasojë e dëmtimeve të marra, kishte humbur jetën.
Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po kryen veprimet për të përcaktuar rrethanat dhe shkaqet e plota të ngjarjes.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/