Policia e Durrësit ka zbardhur ngjarjen e ndodhur pak ditë më parë në lagjen nr. 3 të qytetit, ku u konstatua një aparat telefonik celular i lidhur me një sasi lënde plasëse.
Në kuadër të operacionit të koduar “Sinjali”, strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, kanë identifikuar dhe vënë në pranga dy persona të dyshuar si autorë të ngjarjes.
Në pranga janë vënë Sherif Çela, 47 vjeç, dhe Muharrem Thartori, 46 vjeç, të dy banues në Durrës.
Ngjarja është regjistruar më 28 gusht 2026, në lagjen nr. 3, ku shërbimet e policisë konstatuan një aparat celular të lidhur me një sasi lënde plasëse.
Pas hetimeve të kryera për dokumentimin e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë, policia ka sekuestruar në cilësinë e provës materiale tre aparate telefonikë celularë. Pajisjet pritet t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.
Çela dhe Thartori dyshohen për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, ndërsa vijojnë veprimet hetimore për zbardhjen e plotë të rrethanave dhe motivit të ngjarjes.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/