TIRANË – Një 20-vjeçar është arrestuar në Tiranë, pasi dyshohet se kishte porositur një pako me mbi 4.6 kilogramë Cannabis Sativa me përqindje të lartë THC, e cila dyshohet se ishte trafikuar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës me qëllim shitjen në Shqipëri.
Operacioni policor i koduar “Delivery” është finalizuar nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, nën drejtimin e Prokurorisë së Tiranës dhe në bashkëpunim me filialin “Qendra Tranzite” të Postës Shqiptare.
Sipas Policisë, pas një hetimi për rastin, u bë i mundur identifikimi i 20-vjeçarit D. S., banues në Bathore, si porositësi i pakos.
Në pako u gjetën 8 paketime me lëndë të dyshuar narkotike Cannabis, me një peshë totale prej 4 kilogramësh e 641 gramësh. Lënda narkotike u sekuestrua në cilësinë e provës materiale, ndërsa 20-vjeçari u vu në pranga.
Hetimet vijojnë për identifikimin dhe arrestimin e personave të tjerë që mund të jenë të përfshirë në këtë veprimtari kriminale.
Materialet procedurale i janë referuar Prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/