Një tjetër person i shpallur në kërkim ndërkombëtar është ekstraduar nga Dubai drejt Shqipërisë, në kuadër të operacionit të koduar “The Wanted”.
Interpol Tirana njofton se, falë bashkëpunimit me homologët e Interpol Abu Dhabi, është finalizuar procedura për ekstradimin në Shqipëri të Bamir Halili Axhamit, 30 vjeç, lindur në Kukës.
Axhami ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi në vitin 2024, Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Kukës i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.
Ai akuzohet për veprat penale “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit” dhe “Dhuna në familje”.
Sipas Policisë, ekstradimi u bë i mundur pas koordinimit informativ dhe operacional ndërmjet specialistëve të Drejtorisë së Interpolit në Tiranë dhe specialistëve të Interpol Abu Dhabi.
Pas ekstradimit nga Dubai, 30-vjeçari do të përballet me procedurat e mëtejshme ligjore në Shqipëri për akuzat e ngritura ndaj tij.
Operacioni “The Ëanted” vijon në bashkëpunim me autoritetet ndërkombëtare, me qëllim lokalizimin dhe kthimin në Shqipëri të personave të shpallur në kërkim.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/