Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e 4 shtatorit në aksin rrugor Cërrik-Elbasan, ku ka humbur jetën një 31-vjeçar.
Sipas Policisë, rreth orës 23:30, shtetasi me inicialet M. K., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit me të cilin po lëvizte.
Për pasojë, motomjeti është përplasur me barrierën anësore të rrugës. 31-vjeçari ka marrë plagë të rënda dhe ka humbur jetën në vendngjarje.
Në vendin e aksidentit ka mbërritur grupi hetimor, i cili nën drejtimin e Prokurorisë vijon punën për të përcaktuar shkaqet dhe rrethanat e aksidentit, si dhe për dokumentimin e plotë ligjor të ngjarjes.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/