Turistët, por edhe banorë të Himarës janë mbledhur buzë detit duke parë sesi flakët po përpijnë gjithçka u del para.
Zjarri i madh që ka përfshirë lagjen ‘1 Maji’ këtë mbrëmje në Himarë është përhapur me shpejtësi në një pjesë të madhe të qytetit. Pamjet nga terreni dhe raportimet flasin për një situatë shumë kritike, me dy banesa të djegura dhe mbi 40 që rrezikojnë të shkrumbohen.
Era e fortë dhe terreni i thyer e bëjnë më të vështirë situatën për zjarrfikësit, ndërsa turistët dhe banorët janë duke u larguar nga zona. Kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo dhe drejtuesi i PS-së për qarkun e Vlorës, Bledi Çuçi, kanë bërë apel që banorët të largohen nga zona e rrezikut.
‘’Për shkak të zjarrit të papritur që po përparon drejt zonave të banura, ju bëjmë thirrje të largoheni nga shtëpitë, bizneset apo abiente të tjera që mund të përbëjnë rrezik për jetën.
Ju lutemi, kërkoni ndihmën e organeve të policisë se rendit, policisë bashkiak, zjarrfikësve dhe urgjencës mjeksore në çdo kohë. Ruani qetësinë dhe zbatoni udhëzimet e autoriteteve!
NUMRA KONTAKTI NË TERREN +355 69 600 0200, +355 69 260 4355, +355 69 478 6723, +355 69 726 6533, +355 69 252 1907, +355 68 240 6302, +355 69 539 2571, +355 69 580 3899, +355 69 323 7130, +355 69 463 6213’’, njoftojnë autoritetet.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/