Egnatia vijon serinë e fitoreve në kampionat. Kampionët në fuqi kanë mposhtur 2-1 Skënderbeun në Rrogozhinë, duke regjistruar suksesin e tretë radhazi dhe duke konsoliduar pozitat në krye të renditjes.
Vendasit e nisën ndeshjen në mënyrën më të mirë të mundshme dhe kaluan në avantazh në minutën e 14-të. Albanese përfitoi nga aksioni i Egnatias dhe dërgoi topin në rrjetë për 1-0.
Skënderbeu reagoi dhe barazoi në minutën e 34-t. Pas një ndërhyrjeje të VAR-it, korçarët fituan një penallti, me Nassr që u tregua i saktë nga pika e bardhë, duke vendosur shifrat në 1-1.
Pjesa e dytë ishte e luftuar, me të dyja skuadrat që kërkuan golin e avantazhit. Egnatia pretendoi për një tjetër penallti në disa raste, ndërsa Skënderbeu rrezikoi portën e Dajsinanit.
Kur dukej se ndeshja po shkonte drejt barazimit, Egnatia gjeti golin e fitores në minutën e 84-t. Albanese shërbeu për Loukili, i cili me kokë e dërgoi topin në rrjetë për 2-1.
Për t’u bërë pjesë e grupit të "Shekulli"
mjafton të klikoni: Join our FB Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet.
KOMUNITETI SHEKULLI ONLINE: https://www.facebook.com/groups/1381242728701899/