Gazeta DitaGazeta DitaGazeta Dita
Njoftime Shfleto më tepër
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Duke lexuar: 100 ditë në shesh
Shpërndaje
Gazeta DitaGazeta Dita
Font ResizerAa
  • Kreu
  • Opinion
  • Politikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Kronikë
  • Sport
  • Kulturë
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Investigim
  • Dita TV
  • Kopertina
  • Arkiva
  • RRETH NESH
Kerko
  • Kreu
  • Lajmi i fundit
  • Kryesore
  • Aktualitet
  • Analiza
  • Politike
  • Ekonomi
  • Kronike
  • Opinion
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Bote
  • Sport
  • Dita TV
  • Lifestyle
  • Enciklopedi
  • Europa/Analize
  • Histori
  • Kendi i Kryeredaktorit
  • Komunitet
  • Kopertina
  • Kulture
  • Kuriozitete
  • Metropol
  • Shendetesi
  • Teknologji
  • Telebingo
  • Televizion
  • RRETH NESH
Sign In
Na ndiqni
Gazeta Dita > Blog > Analiza > 100 ditë në shesh
Analizaopinion

100 ditë në shesh

Published: September 4, 2026
Shpërndaje

Bulevardi kryesor i Tiranës u përket çdo mbrëmje “flamingove”.

Janë orët e pasdites së vonë, kur dhjetëra qytetarë me banderola, postera dhe flamuj nisin të mblidhen në sheshin “Skënderbej”. Mes tyre është kthyer në ritual edhe një poster i ri çdo natë, me numrin e ditës së protestës. Të hënën, numri do të jetë 100.

Rreth orës 20:00, protestuesit e parë nisin ecjen në drejtim të Kryeministrisë, ku një podium i improvizuar dhe një mikrofon presin folësit e radhës. Për më shumë se një orë, dhjetëra të tjerë zbresin në shesh. Disa janë aty çdo mbrëmje, të tjerë i bashkohen protestës në mënyrë sporadike.

- Publicitet -

Prej më shumë se tre muajsh, Tirana jeton me thirrjet “Shqipëria nuk është në shitje”, “Rama, jep dorëheqjen” dhe “Rama n’burg, Berisha n’burg”,  sloganet e ditëve të para të saj.

Por në 100 ditë, repertori i saj është zgjeruar. Çdo mbrëmje lindin thirrje të reja, ndërsa rimat dhe sarkazma ndaj kryeministrit Edi Rama, ministrave dhe mazhorancës janë pjesë e ritualit të protestës.

Në bilancin e këtyre 100 ditëve, aktivistë dhe analistë të politikës e shohin arritjen më të madhe të saj në rikthimin e qytetarit në shesh dhe ekspozimin e një qeverisje autoritare.

Shkrimtari dhe aktivisti Fatos Lubonja, një ish i burgosur politik gjatë regjimin komunist në Shqipëri, e përkufizon protestën si përpjekje të shqiptarëve kundër një regjimi politik autoritar.

“Protesta ka hedhur poshtë narrativën se Shqipëria ka ecur përpara në rrugën drejt BE, siç pretendon klasa politike shqiptare, vetë BE dhe veçanërisht Rama, duke provuar se vendi është nën një regjim autoritar i bazuar ekonomikisht në pastrimin e parave të drogës,” tha Lubonja për BIRN.

“Ajo është një përpjekje e shqiptarëve, të çuar në ekstrem nga abuzimet e këtij regjimi në të gjitha aspektet e jetës së tyre, për ta rrëzuar atë,” theksoi ai.

Për arkitektin dhe aktivistin Andi Tepelena, një prej organizatorëve të protestës, arritja e vërtetë është “thyerja e frikës”.

“Kishim shumë kohë, që pas shembjes së Teatrit Kombëtar që po përpiqeshim të rigjallëronim nervin qytetar, por kjo protestë tregoi që ky nerv ekzistonte dhe Zvërneci sa derdhi kupën,” thotë Tepelena.

“Gjëja më e bukur ishte që u derdh rinia në protestë, një rini e jashtëzakonshme që ka kuptuar që ky sistem ekonomik e politik nuk ecën më,” shtoi ai.

Qytetari si aktor politik

Zemërata nisi në një plazh pothuajse të virgjër në Zvërnec, një fshat i Vlorës, ku një gardh telash me gjemba ndalonte aksesin e publikut dhe fadromat e një kompanie private kishin shkatërruar dunat e rërës për t’i hapur rrugë një projekti masiv turistik që parashikohet të shtrihet në këtë zonë të mbrojtur natyrore, e njohur si Laguana Vjosë-Nartë.

Goditja dhe marrja zvarrë nga rojet e kompanisë private të një protestuesi paqësor nxiti një revoltë më të gjerë qyterare, që u zhvendos në bulevardin e kryeqytetit, duke u shndërruar në një protestë kundër korrupsionit qeverisës, shpopullimit, mungesës së meritokracisë dhe gjithë klasës politike të 35 viteve të fundit.

E organizuar nga aktivistë të shoqërisë civile, protesta arriti të ruante profilin e saj si organizim qytetar gjithpërfshirës pa dallime politike apo kulturore.

Për Adri Nurellarin, analist i politikës, kjo konsiderohet si arritja kryesore e saj.

“Protesta ka arritur diçka që dukej pothuajse e pamundur; ka thyer monopolin e partive mbi pakënaqësinë dhe ka rikthyer qytetarin si aktor politik,” tha Nurellari për BIRN, duke shtuar se që të ajo ka treguar gjithashtu se “frika nuk mposhtet duke pritur të largohet, por duke dalë bashkë në shesh”.

Nurellari konsideron disa rezultate të protestës, të tilla si vendosja në qendër e debatit të mbrojtjes së natyrës, pronës publike dhe vendimmarrjes pa qytetarët, tërheqja e vëmendjes ndërkombëtare, frymëzimi dhe aktivizimi i diasporës, deri tek ndikimi axhendës politike.

“Krijoi një gjuhë, simbolikë dhe identitet të dallueshëm,” thotë ai, duke shtuar se “flamingoja u kthye nga një shpend i kërcënuar në simbol të rezistencës qytetare, gjë që, për komunikimin politik shqiptar, është më shumë krijimtari sesa kanë prodhuar disa seli në tri dekada”.

Pavarësisht se qeveria nuk ka bërë asnjë hap konkret për të plotësuar kërkesat e protestës, për Nurellarin, ajo po reagon e ndikuar prej saj.
Duke krahasuar qëndrimet nga nisja deri tani të qeverisë, ai argumenton se “protesta e ka ndryshuar raportin politik, edhe pa marrë ende gjithçka që kërkon, pra pa marrë ende dorëheqjen”.

Edhe vetë qëndrueshmëria aq e gjatë konsiderohet një arritje politike. Në një vend, ku sipas Nurellarit entuziazmi publik shpesh zgjat sa një cikël lajmesh,  protestuesit kanë treguar një stoicizëm qytetar të rrallë, mu në mes të vapës, lodhjeve, sulmeve, etiketimeve dhe presioneve. “Kjo është për t’iu hequr kapelen,” thekson ai.

Për aktivistin Tepelena, kërkesat e protestës vijojnë të jenë të njëjta; dorëheqje e kryeministrit, shfuqizim i ligjeve klienteliste dhe miratimi i një sistemi të ri zgjedhor që do të krijonte kushtet për përfaqësim më të drejtë politik.

Por ai konsideron se protesta ka pasur disa pika kulmore; që nga mbështja e mediave ndërkombëtare që e kthyen në një ‘brand’ “Revolucionin Flamingo” dhe që tani është një nga revolucionet paqësore më të gjata në botë dhe deri tek zbritja në shesh e eurodeputetëve.

“Por mbi të gjitha, shqiptarët kuptuan që duhet t’i marrin vetë fatet e tyre në dorë pa pritur ndihmë që i vjen nga ndonjë fuqi ndërkombëtare,” thotë Tepelena.

E ardhmja e protestës

Pas gati 100 ditëve në shesh, “Revolucioni i Flamingove” përballet me provën e vjeshtës: si të ruajë mobilizimin qytetar dhe ta kthejë atë në një ndryshim politik.

“Shtatori do të jetë një moment i ri mobilizimi, veçanërisht për të rinjtë, dhe synohet që protesta të përshkallëzohet deri në mosbindje civile, me qëllim dorëheqjen e kryeministrit dhe kalimin në një qeveri kujdestare,” parashikon Tepelena.

Për Lubonjën, megjithatë, suksesi i protestës nuk varet vetëm nga aftësia e saj për të qëndruar në shesh, nëse synon të shndërrohet në një aktor real ndryshimi.

“Si aktor ndryshimi që të ketë sukses, ajo ka nevojë për ndihmën e aktorëve të tjerë të ndryshimit ku do të veçoja drejtësinë dhe qëndrimet e atyre që i quajmë partnerët tanë ndërkombëtarë, që deri më sot i shoh pasivë,” tha ai.

Ndërsa për Adri Nurellarin, sfida e protestës është aftësia për të kaluar nga reagimi qytetar tek ndërtimi i një lëvizje qytetare.

“Protesta është reagim ndaj asaj që ka ndodhur; lëvizja është projekt për atë që duhet të ndodhë,” thotë Nurellari, duke shtuar se që të shndërrohet në një lëvizje, protesta duhet të ofrojë shpresë për të ardhmen.

Ndërsa njerëzit kanë dalë në shesh për arsye të ndryshme, por kjo nuk do të thotë se janë bërë automatikisht pjesë e një organizimi të përbashkët, ndaj dhe pyetja vendimtare sipas Nurellarit është: “nëse kjo do të mbetet një protestë, apo do të shndërrohet në lëvizje?!”

Reporter.al

Shpërndaje këtë artikull
Facebook Email Printo
6 Comments
  • Ethem Lalaj says:
    September 4, 2026 at 9:47 am

    VO:
    -KY SHKRIM I BËR NGA BILD GJERMAN ZËDHËNSE E HITLERIT I THOT TË GJITHA GJERSA CITON SHPIFSIN F.LUBONJA,HAJDUTIN A.TEPELENA,KOSOVARIN E KURTIT NURELLARI..
    -ESHTË E PARA NË HISTORI QË PROTESTUESIT JANË NJË MISH-MASHË PA KOKË E PROGRAM..KUR,DIHET PAS TYRE ËSHTË SALISPIUNI BISTURIA 79 QË NUK E DO 80 % E POPULLIT,SHBA,BE,ANGLIA..PËRVEÇ PPE BELERISTE..
    -NËSE NUK KRIJOJNË PARTI PËR KONKURIM,ATY DO TË RRINË DERI 2037..
    ..EDI RAMA NUK ËSHTË F.NANO QË U DORZUA NË 2005 NGA FRIKA E BURGOSJES SË DYTË DHE ELEMINIMIT QË NË BURGUN E BËNÇËS..
    ..ME GJITHATË,NANO VDIQ PARA KOHE PO PREJ PËRBINDSHIT TË VIÇIDOLIT FATKEQSI KOMBI SHQIPËRI-KOSOVË..
    ..JANË PIKËRISHT SALIU DHE ALBINI 2 AGJENT TË UDB QË PO MBAJNË PENG DEMOKRACINË NË 2 SHTETET..DHE ALBINI PO ZBATON SALIUN DHËNDRRIN E SËRBISË SIÇ E DO A.VUÇIÇI..PASI NË 2021 KRIHOI P/VV NË TIRANË PËR TË MUNDUR E.RAMËN..
    ..POR,PS ËSHTË URAGAN ME MBI 1000.000 ANTAR E MILITANT QË DO FITOJNË DERI 10 MANDATE RRESHT NËSE NON GRATA NUK IKËN..
    -DO ISHTE MIRË QË ANONIMËT TË FUTESHIN NË ZGJEDHJE DHE TË NXIRRNIN NOKAUD BERISHIZMIN SIPAS KËRKESAVE TË DASH QË E SHPALLI NON GRATA ME 101 KRIME..
    ..DHE,FAI QË ËSHTË I LIRË ËSHTË E DRETËSISË SË TREDHUR PREJ TIJ 1992 DHE TANIMË EDHE NGA BELERISTËT E PPE.
    EL NEWS ALBANIA
    FLM DITA

    Reply
  • MeteH says:
    September 4, 2026 at 10:28 am

    BILD ne Gjermani qenka zedhenes i Hitlerit! Kapterr Ethe Lalaj nga katundi i Poliagjentit me kete “perle” thyen rekordin e traplliqeve te vendosura nga ai vete me enderra sikur eshte i News Albania .

    Reply
  • demo says:
    September 4, 2026 at 1:29 pm

    Kuzhdo qofshin dhe cfaredo noksani te kete mes tyre,jane pararoja me e ndritur e popullit shqiptar.
    Jane te rinj e te reja,qe nuk pranojne samar,Jane TE NDRICUARIT,qe Luciferrin e Zi Edi Rama do ta hedhin ne Sketerre,te shpetojne Atdheun nga pushtuesi me i zi ne Histori.Ju kemi borxh sakrificen,,Per 100 dite ne kete furre Saharjane kane marshuar ne shesh,jane perleshur me Regjimin derisa ta rrezsojne.Aaaha!Ke rene ne hundlesh,o Minotaur!
    Protesta i doli Zot Atdheut.

    Reply
    • Dashi says:
      September 4, 2026 at 4:51 pm

      Po kur protesta të përfundojë ( së shpejti) në koshin e plehrave , ku do i shpijesh gjithë këto mijra komente , fjalë bombastike , epitete adoleshentësh që ke molloisur kundër Ramës dhe në dobi të rrugaçëve ? Le që je mësuar ti , nuk të bën përshtypje , të ka plasur cipa me kohë .

      Reply
  • Troç says:
    September 4, 2026 at 4:03 pm

    Prisja të lexoja një analizë të thellë gazetareske me gjithë elementet e saj, por u zhgënjeva. Gjatë leximit mu duk vetja si në mejhone, ku papritmas ke përballë një qyfyrexhi që e nis dhe e mbaron bisedën me fjalët filani tha kshu, dhe filani kshu. I përmend dhe emrat “aktivistëve”, që të tregojë se janë pikërisht këta që i japin frymëzim protestës. Po ne këtu në forum çfarë jemi? Po demua & co. që ka 14 vjet resht që proteston dhe e ngre zërin në kupë të qiellit ç’është? Hiçgjë? Offsajt?

    Nëse është vërtetë protestë dhe jo garumbëll rinor që kërkon të argëtohet pak në shesh pasi ka pirë kafen ke lokalet e mbushura tumllas me sehirxhinj të papunë, duhet të dalin me program të qartë politik dhe të regjistrohen me vrap në KQAZ, përndryshe jo njëqind, por edhe njëmijë ditë resht sikur të dalin nuk ndryshojnë dot me flamuj e brohoritje vendimet e marra pas bërjes publike të rezultatit të zgjedhjeve. Pushteti në demokraci merret vetëm me votë. Je i zoti, urdhëro shpall kandidatët dhe vihu në garë. S’je i zoti rri e bëj sehir dhe vajto.

    Reply
  • Jimi says:
    September 4, 2026 at 8:09 pm

    Uroj edhe 100 dite te tjera, yxhym !

    Reply

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

Lajmi i Fundit

  • VIDEO: Pamje të frikshme nga Himara, flakët në lartësinë e hoteleve, 7 banesa të djegura. Situata mëngjesin e sotëm
  • VIDEO: Natë ferri në Himarë, zjarri ka hyrë në zonat e shtëpive dhe hoteleve, thirrje urgjente banorëve për t’u larguar
  • Lëkundje tërmeti në Elbasan
  • VOX: Çfarë synon Rama me shpronësimin e tokës në Palasë
  • Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike

Komentet e Fundit

  1. Dashi on META pranon se mbylli gabimisht llogari të aktivistëve shqiptarë në Instagram
  2. Shqiptar on VIDEO: Natë ferri në Himarë, zjarri ka hyrë në zonat e shtëpive dhe hoteleve, thirrje urgjente banorëve për t’u larguar
  3. Soza on VOX: Çfarë synon Rama me shpronësimin e tokës në Palasë
  4. 1thundrak on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike
  5. Pensionisti i Porcelanit on Një ditë pas plumbave, Kryeministër Edi shpall ullishten e parë strategjike

Kategori

Merr te rejat më të fundit

Ndiqni Gazeta Dita duke vendosur emailin tuaj më poshtë dhe do të njoftoheni për të rejat më të fundit

[mc4wp_form]

Gazeta DitaGazeta Dita
© Copyright Gazeta Dita 2012. Të gjitha të drejtat e rezervuara



Welcome Back!

Sign in to your account

Username or Email Address
Password

Lost your password?