AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Analiza

“Gjeografia e pabarazisë”: Kriza që po prodhon shpopullimi i periferisë në Shqipëri

Indeksi Urban tregon një vend që po zbrazet dhe po plaket në periferi, ndërsa ekspertët paralajmërojnë pasoja ekonomike e sociale dhe vënë në pikëpyetje nëse reforma e re territoriale i adreson shkaqet e shpopullimit.

Blerina GjokangaBlerina Gjoka
2 weeks më parë
në Analiza, Artikull kryesor, Pushteti vendor
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
two man chatting white sitting on brown wooden chair
Foto ilustruese nga Juri Gianfrancesco

Disa muaj pas krijimit të një komisioni bipartizan parlamentar për të shqyrtuar nevojën e një reforme të re territoriale socialistët propozuan një hartë të re të ndarjes së vendit duke kërkuar shkrirjen e 15 bashkive të vogla dhe bashkimin e tyre me bashki të mëdha.

Propozimi i PS-së u bazua mbi disa dokumente analitikë të hartuar nga ekspertë të komisionit, ndër to dhe një Indeks Urban që tregonte se si shumica e bashkive aktuale, 51 nga 61, po përjetonin shpopullim dhe plakje të popullsisë.

Shifrat e bazuara mbi censusin e vitit 2023 tregojnë se si në këto bashki ka një tkurrje demografike dhe numri i të moshuarve tashmë tejkalon numrin e fëmijëve, ndërsa popullsia e vendit priret drejt përqendrimit në qendrat urbane.

Ekspertë të urbanistikës, sociologjisë dhe ekonomisë, e konsiderojnë këtë moment një ‘krizë demografike’ dhe e lexojnë këtë prirje si një proces që po prek njëkohësisht ekonominë, shoqërinë dhe mënyrën se si organizohet territori dhe do të prodhojë në të ardhmen një krizë ekonomike dhe sociologjike për këto zona.

”Të dhënat janë kambanë alarmi për ne si shtet”- thotë për BIRN, Doriana Musai, arkitekte dhe planifikuese urbane, duke shtuar se fakti që në 30 bashki me indeks të ulët urban jeton vetëm 14.2% e popullsisë së vendit, ndërsa në 15 prej tyre kanë më pak se 10 mijë banorë tregon se sa shumë është zhvendosur popullsia.

Raporti analitik bazuar mbi të dhënat e këtij indeksi na shfaq një proces shpopullimi që zgjat prej dekadash, proces që sipas Musait tregon se, Shqipëria ka humbur rreth një të katërtën e popullsisë që nga viti 1989, mosha mesatare është rritur nga 35.3 në 42.5 vjeç, ndërsa dyfishimi i raportit të varësisë së të moshuarve na tregojnë efektin e ndërthurur të emigrimit të popullsisë së re, uljes së lindjeve dhe plakjes së popullsisë së mbetur.

Ajo i konsideron këto të dhëna si sinjale të një ‘krizë demografike afatgjatë’.

“Pra, nuk kemi vetëm më pak banorë. Kemi më pak të rinj, më pak familje të reja dhe një bazë gjithnjë e më të dobët për riprodhimin demografik dhe zhvillimin ekonomik të territoreve”- argumenton Musai.

Sipas saj, kur popullsia aktive migron nga periferitë, bashkë me të lëvizin puna, kapitali, kërkesa për shërbime dhe mundësia e njerëzve për të ndërtuar të ardhme.

“Humbja e aftësisë për të imagjinuar të ardhmen”

Një nga elementët më domethënës të këtij indeksi ka të bëjë me plakjen e popullsisë që tregon se ka më pak lindje dhe nga bashkitë periferike po largohen kryesisht të rinjtë ose njerëzit në moshë pune.

Për ekspertë të sociologjisë dhe ekonomisë kjo tablo sjell një dobësim të ekonomisë lokale, të shërbimeve dhe jetës sociale në zonat që humbin popullsi.

“Pas çdo shifre ka njerëz, familje, të rinj që largohen, prindër që mbeten dhe komunitete që gradualisht ndryshojnë. Për mua, pikërisht këtu fillon leximi sociologjik i fenomenit”- i tha BIRN-it, Shkëlzen Hasanaj, profesor i sociologjisë në Universitetin e Studimeve Ndërkombëtare (UNINT), Romë.

“Një komunitet fillon të varfërohet shumë përpara se të boshatiset fizikisht”, shton Hasanaj.

Momenti kritik, sipas tij, vjen kur të rinjtë nuk e imagjinojnë më të ardhmen e tyre në vendin ku kanë lindur.

Fakti që të rinjtë, njerëzit në moshë pune, profesionistët dhe të arsimuarit janë një pjesë e rëndësishme e këtij migrimi, sipas tij,  e kthen shpopullimin në një proces selektiv, ku territoret nuk humbasin thjesht banorë, por pikërisht grupet që do të duhej të garantonin vazhdimësinë e tyre demografike dhe ekonomike.

“Një qytet nuk humbet vetëm një numër banorësh; humbet njerëzit që nesër do të krijonin familje, do të hapnin një aktivitet, do të punonin si mjekë, mësues, inxhinierë apo sipërmarrës dhe do të merrnin pjesë në jetën e komunitetit”- thotë Hasanaj.

Ai e quan këtë një formë të ‘shpopullimit selektiv’ dhe “dobësim i riprodhimit social të territorit”.

Ai flet për pasojat që shfaqen fillimisht në jetën e përditshme; më pak të rinj do të thotë më pak familje të reja dhe fëmijë, më pak nxënës në shkolla dhe më pak fuqi punëtore. Më pas dobësohen aktivitetet ekonomike dhe shërbimet, duke krijuar një cikël ku largimi prodhon kushtet për një tjetër largim.

Për ekonomistin Klodian Muço edhe pse urbanizimi shihet si një pjesë e zhvillimit ekonomik të një vendi, ai ka pasoja negative në ekonominë e zonave që braktisën dhe në ekonominë e vendit në përgjithësi.

“Problemet lindin më vonë. Në momentin kur njerëzit lëvizin nga periferia në qendër këto zona braktisën, bie cilësia arsimore, bie siguria shëndetësore, bie prodhimi bujqësor e blegtoral”-, tha ai për BIRN.

Kështu, ajo që në afat të shkurtër mund të duket si përfitim nga përqendrimi ekonomik në disa zona urbane, sipas Muços, “në afatgjatë krijon një faturë më të lartë për vendin”.

“Territoret periferike humbasin fuqi punëtore dhe aktivitet ekonomik, ndërsa qytetet pritëse përballen me kosto gjithnjë e më të larta për banim, transport dhe shërbime”- shton ai.

Dhe ky proces, sipas Muços, mund të ushqejë më tej migracionin e jashtëm; të rinjtë që fillimisht largohen nga fshati ose qyteti i vogël drejt Tiranës apo Durrësit mund të përballen me kosto të lartë jetese, mungesë strehimi të përballueshëm dhe probleme infrastrukturore dhe hapi tjetër shihet largimi nga vendi.

“Gjeografia e pabarazisë”

Shifrat e Indeksit Urban tregojnë për ndryshim në strukturën urbane të Shqipërisë dhe një polarizim të lartë mes disa qendrave ku ka tendencën të përqendrohet popullsia e vendit, siç është boshti Tiranë-Durrës.

Por ky përqëndrim, sipas ekspertëve, nuk vjen pa pasoja, pasi në qendrat urbane rritet presioni mbi banesat, transportin, infrastrukturën dhe koston e jetesës.

Dorina Pojani, pedagoge e planifikimit urban në Universitetin e Queensland, Australi, e sheh fenomenin e shpopullimit të periferisë drejt qendrave urbane si pasojë e shumë faktorëve, një ndër më të rëndësishmet është mungesa e politikave urbane për të parandaluar ose ngadalësuar këtë fenomen.

“Ndodhemi në krizë demografike në dy pikpamje; Rënia e lindshmërisë dhe migracioni i jashtëm dhe i brendshëm dhe shkak për këtë janë kushtet e këqija ekonomike, mungesë e një sistemi arsimor cilësor, mungesa e shërbimeve cilësore, infrastruktura dhe punësimi”- i tha ajo BIRN duke shtuar se “mbyllja ose tkurrja e shkollave, dobësimi i shërbimeve dhe mungesa e punës e bëjnë largimin gjithnjë e më të arsyeshëm për banorët që kanë mbetur”.

Në këtë kontekst ajo konsideron shqetësuese një polarizim edhe më të madh urban, ku nga njëra anë kemi një Tiranë pa infrastrukturë të përshtatshme për të përballuar këtë përqendrim, ndërsa territoret periferike humbasin funksionet e tyre.

Ndërsa sociologu Hasanaj sheh me shqetësim jo vetëm pakësimin e popullsisë në shifra, por organizimin shoqëror që do të krijohet në këto territore në kushtet e një shpopullimi në rritje.

“Nëse tendencat vazhdojnë, shoh rrezikun e një Shqipërie gjithnjë e më të polarizuar: disa qendra do të përqendrojnë popullsinë, ekonominë, universitetet, profesionistët dhe shërbimet, ndërsa territore të tjera do të humbasin gradualisht jo vetëm banorë, por edhe funksionet e tyre sociale”- thotë ai.

Kjo mund të krijojë sipas tij “një gjeografi të pabarazisë”, ku mundësitë e një të riu varen gjithnjë e më shumë nga vendi ku ai lind dhe rritet.

Për Hasanajn, ky është një problem thellësisht sociologjik, sepse territori fillon të shndërrohet në një faktor që prodhon dhe riprodhon pabarazi.

Në një tablo të pas disa dekadave ai parashikon ekzistencën e qyteteve në hartën administrative, por më të varfra në jetën sociale.

“Sepse, për mua, qyteti nuk është vetëm ndërtesë, rrugë apo shesh. Qyteti është shkolla, familja, puna, kafeneja, tregu, universiteti, marrëdhëniet mes njerëzve, aktiviteti kulturor dhe ndjenja se aty mund të ndërtosh jetën tënde”.

Harta e re nuk ofron zgjidhje

Në raportin analitik hartuar nga ekspertë të Komisionit Parlamentar për Reformën Territoriale konstatohet polarizimi urban si pasojë e këtij urbanizimi.

Propozimi ligjor i PS-së ofron si ‘zgjidhje’ shkrirjen mekanike të disa bashkive në mesin e atyre që paraqiten me tregues të dobët duke çuar kështu numrin e njësive të vetëqeverisjes vendore nga 61 në 46, por pa ofruar mekanizma ligjore për menaxhimin e këtij fenomeni.

Për ekspertët, një hartë e re territoriale që shkurton vetëm numrin e bashkive nuk e zgjidh problemin dhe se pas 10 apo 20 vitesh, Shqipëria mund të gjendet sërish përballë të njëjtës pyetje: “sa njerëz kanë mbetur për t’i dhënë jetë territorit që ato qeverisin”.

Pojani sugjeron se zgjidhja nuk mund të jetë përqendrimi i mëtejshëm i gjithëçkaje në disa qytete të mëdha, por krijimi i disa qendrave të vogla bujqësore, industriale dhe urbane që të kenë ekonomi, shërbime, jetë kulturore dhe ndërtimi i infrastrukturës rrugore dhe lidhja me transport me qytetet më të mëdha.

“Një rrjet funksional rrugësh dhe hekurudhash do t’u mundësonte banorëve të jetonin në qytete më të vogla dhe të kishin akses në punë e shërbime në qendrat më të mëdha”- sugjeron ajo, ose në të kundërt, “vendi rrezikon një paradoks të dyfishtë: periferitë boshatisen, ndërsa qendrat mbingarkohen”.

Nga ana tjetër Musai paralajmëron se një reformë e bazuar kryesisht te numrat e popullsisë mund të prodhojë një efekt të kundërt: dobësia demografike mund të përdoret si argument për të larguar edhe më shumë qeverisjen nga territoret që tashmë janë dobësuar.

Ajo sugjeron që kjo reformë të trajtojnë shkaqet e këtij shpopullimi që janë; punësimi, shërbimet, infrastruktura, arsimi, ekonomia lokale dhe lidhjet territoriale.

“Nxitimi për të bërë një reformë të re administrative mund të tentojë të menaxhojë pasojat e këtyre krizave, por nuk mund të zëvendësojë politikat që duhet të trajtojnë shkaqet. Pa adresuar shkakun e depopullimit, rrezikojmë ta përkeqësojmë krizën dhe të kontribuojmë padashje në zbrazjen e mëtejshme të territoreve nga njerëzit”- përfundon Musai.

Tjetri
a river with a bridge and buildings

Paratë e krimit pas bumit turistik në bregdetin shqiptar

edhe një herë për çmimin e bananeve

Edhe një herë për çmimin e bananeve

09:31 | 05/09/2026
Traumë e trashëguar: Si i mundon ende të rinjtë lufta e Bosnjës

Vuçiçi i cilëson “budallallëqe” kritikat e BE-së ndaj nderimeve për Mlladiçin

17:50 | 04/09/2026
viber image 2026 09 04 14 05 08 143 1536x1152

Kosova padit zyrtarë serbë të sigurisë për masakrën në kompleksin e familjes Jashari

17:26 | 04/09/2026
protesta te 3 shi

Gjykata i shpall të paligjshme arrestimet e 14 protestuesve te Kryeministria

17:24 | 04/09/2026
klp bosh

KLP e kthen garën për kryeprokurorin e ri në ‘një lojë kungulleshkash’

15:27 | 04/09/2026
photo 2026 09 03 21 27 44

Meta pranon se mbylli gabimisht llogari të aktivistëve shqiptarë në Instagram

11:50 | 04/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.