AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

Ngërçi i pagave të magjistratëve, Financat kërkojnë rikthimin te formula e vjetër

Për të zgjidhur ngërçin e pagave të gushtit, Ministria e Financave u kërkon KLP-së dhe KLGJ-së listëpagesat sipas formulës së vjetër, deri në zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nga ana e Kuvendit të Shqipërisë.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
2 days më parë
në Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
Këshilli i Lartë i Prokurorisë gjatë mbledhjes së zhvilluar më 5 shkurt 2026. Foto: Edmond Hoxhaj.

Moszbatimi nga Kuvendi i Shqipërisë i detyrimit të përcaktuar në vendimin e Gjykatës Kushtetuese për të miratuar një formulë të re për pagat e magjistratëve me qëllim korrigjimin e “uljes së fshehtë” të shkaktuar nga ndryshimet ligjore të vitit 2023, ka sjellë pasoja zhinxhir duke lënë të bllokuara jo vetëm rrogat e gjyqtarëve dhe prokurorëve, por edhe ato të punonjësve të administratës së institucioneve të drejtësisë.

Pas shqetësimit të ngritur nga shoqatat e gjyqtarëve dhe prokurorëve të mërkurën, Ministria e Financave i sugjeroi Këshillit të Lartë Gjyqësor dhe atij të Prokurorisë që listëpagesat e muajit gusht t’i paraqesin sipas formulës së vjetër për të zgjidhur përkohësisht ngërçin.

Ministria e Financave argumenton se ndryshimi i formulës së pagës në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese kërkon ndërhyrjen e Kuvendit të Shqipërisë, ndërkohë që thekson se vetë Gjykata Kushtetuese i ka hartuar listëpagesat e muajit gusht sipas ligjit që shfuqizoi si antikushtetues.

Kryetarja e Këshillit të Lartë të Prokurorisë, Mirela Bogdani bëri me dije në mbledhjen e 3 shtatorit shkresën e mbërritur nga Ministria e Financave. Disa prej anëtarëve të KLP konstatuan se, nuk ka një ligj ku të bazohen sipas sugjerimit të Ministrisë së Financave, pasi është shfuqizuar nga Gjykata Kushtetuese me vendim të datës 17 shkurt. Po ashtu, u nënvizua fakti se Këshilli ka marrë vendimarrje, ndërsa nga ana e Ministrisë së Financave nuk ka një vendim lidhur me këtë çështje.

Anëtari Vatë Staka deklaroi se, nëse Ministria e Financave nuk është dakord, atëherë ta kundërshtojë në Gjykatën Administrative të Apelit vendimarrjen e KLP-së, për përcaktimin e formulës së përllogaritjes së pagës.

Anëtarja Ledina Riza deklaroi se Këshilli u vendos në lëvizje për të zgjidhur një ngërç të krijuar si pasojë e moszbatimit nga Kuvendi të vendimit të Gjykatës Kushtetuese. Sipas saj, për arsye të shfuqizimit të ligjit të mëparshëm, edhe nëse nuk do kishin pasur këtë vendimarrje, magjistratët do të mbeteshin pa paga. Ndërkohë, Bogdani konstatoi se, vetë Gjykata Kushtetuese, i ka hartuar listëpagesat bazuar në ligjin e vjetër, me argumentin se nuk ka buxhet.

*Në një përgjigje për Ministrinë e Financave, Këshilli i Lartë Gjyqësor e mbrojti vendimin e vet me argumentin se listë-pagesat e muajit gusht janë hartuar dhe dërguar në Thesar në përputhje me legjislacionin në fuqi, në zbatim të fuqisë detyruese të vendimeve të Gjykatës Kushtetuese. Sipas KLGJ-së, mosveprimi i Kuvendit nuk mund të shndërrohet në të drejtën e një organi të ekzekutivit për të pezulluar efektet e një vendimi të Gjykatës Kushtetuese.

Si rrjedhojë, KLGJ i kërkon Ministrisë së Financave që të ekzekutojë menjëherë pagesat e administratës në KLGJ dhe tre nivelet e gjykatave dhe pas verifikimeve, edhe pagat e magjistratëve në përputhje me vendimin e Gjykatës Kushtetuese.

Sugjerimi i Ministrisë së Financave

Në shkresën e drejtuar KLGJ-së dhe KLP-së, Ministria e Financave shpjegon se një pjesë e institucioneve të sistemit të drejtësisë kanë paraqitur listëpagesat dhe urdhërshpenzimet e muajit gusht duke aplikuar një pagë referuese me bazë të ndryshme nga ajo e përdorur deri në muajin korrik 2026, bazuar në vendimarrjet e këshillave.

Sipas Ministrisë së Financave, në disa raste dokumentacioni i paraqitur ka përfshirë në të njëjtën listëpagesë dhe urdhërshpenzim për pagat e magjistratëve, ato të nëpunësve të administratës gjyqësore dhe të administratës së prokurorisë, si dhe për rrogat e personelit tjetër mbështetës.

Në shkresë sqarohet se strukturat e Thesarit kanë vijuar me verifikimet përkatëse, me qëllim garantimin e ligjshmërisë së shpenzimit, trajtimin e njëtrajtshëm të institucioneve dhe shmangien e praktikave të ndryshme për të njëjtën kategori përfituesish.

Megjithëse Ministria e Financave nuk vë në diskutim karakterin përfundimtar dhe detyrues të vendimit të Gjykatës Kushtetuese, nga ana tjetër vëren se në arsyetimin dhe dispozitivin e këtij vendimi kushtetues, ngarkohet Kuvendi për miratimin e ndryshimeve ligjore të nevojshme për përshtatjen e pagës së magjistratëve me standardet kushtetuese.

“Vlen të bëjmë me dije se, referuar të dhënave të administruara në sistemin e Thesarit, rezulton se edhe vetë Gjykata Kushtetuese ka paraqitur listëpagesën e muajit gusht 2026 duke përdorur parametrat e aplikuar në listëpagesën e muajit korrik 2026 dhe kjo listëpagesë është përpunuar rregullisht. Pa i atribuar këtij veprimi karakter interpretues ose normativ, çmojmë se kjo rrethanë faktike konfirmon nevojën për një zgjidhje të unifikuar dhe për ndjekjen e një praktike të njëtrajtshme deri në miratimin nga Kuvendi të ndryshimeve ligjore përkatëse”, citohet në shkresën e Ministrisë së Financave.

Duke pretenduar se vetë Gjykata Kushtetuese ka vlerësuar se përcaktimi i formulës dhe i nivelit të pagës së magjistratëve i përket ligjvënësit, Ministria e Financave shprehet se është e gatshme që të mundësojë zbatimin e vendimarrjes në fjlalë, menjëherë pasi të shprehet Kuvendi i Shqipërisë.

“Pas miratimit nga Kuvendi të ndryshimeve ligjore përkatëse, Ministria e Financave do të marrë menjëherë masat e nevojshme për zbatimin e tyre të plotë, duke siguruar burimet e nevojshme financiare për përballimin e çdo diference page që do të rezultojë e detyrueshme, përfshirë efektet financiare për periudhat e mëparshme, sipas afateve, formulës dhe mënyrës së pagesës që do të përcaktohen si të zbatueshme”, citohet në shkresë.

Në përfundim, Ministria e Financave u sugjeron KLGJ-së dhe KLP-së, që për mundësimin e ekzekutimit të listëpagesave, këto të hartohen sipas përllogaritjeve të përcaktuara në ligjin e shfuqizuar.

*Shkrimi u amendua për të reflektuar qëndrimin e Këshillit e Lartë Gjyqësor. 

Etiketa: Gjykata KushtetueseKëshilli i Lartë GjyqësorKeshilli i Larte i ProkuroriseMinistria e Financavepagat e magjistratëve
Tjetri
photo 2026 06 21 21 56 29

‘Censurë digjitale’: Dhjetra profile të aktivistëve të protestës fshihen nga Instagrami

edhe një herë për çmimin e bananeve

Edhe një herë për çmimin e bananeve

09:31 | 05/09/2026
Traumë e trashëguar: Si i mundon ende të rinjtë lufta e Bosnjës

Vuçiçi i cilëson “budallallëqe” kritikat e BE-së ndaj nderimeve për Mlladiçin

17:50 | 04/09/2026
viber image 2026 09 04 14 05 08 143 1536x1152

Kosova padit zyrtarë serbë të sigurisë për masakrën në kompleksin e familjes Jashari

17:26 | 04/09/2026
protesta te 3 shi

Gjykata i shpall të paligjshme arrestimet e 14 protestuesve te Kryeministria

17:24 | 04/09/2026
klp bosh

KLP e kthen garën për kryeprokurorin e ri në ‘një lojë kungulleshkash’

15:27 | 04/09/2026
photo 2026 09 03 21 27 44

Meta pranon se mbylli gabimisht llogari të aktivistëve shqiptarë në Instagram

11:50 | 04/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.