AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Dronët rusë shtyjnë Rumaninë, Moldavinë e Ukrainën drejt bashkëpunimit më të ngushtë

Një rritje e ndjeshme e depërtimeve të dronëve rusë në hapësirën ajrore po i shtyn Moldavinë dhe Rumaninë të bashkëpunojnë më ngushtë me Ukrainën fqinje për prodhimin e dronëve të tyre, me qëllim rrëzimin e tyre.

Madalin NecsutungaMadalin Necsutu
2 days më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 7 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
ukraine moldova and romania presidents in chisinau on augus 27 2026. source moldova presidency
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelenski, Presidentja e Moldavisë Maia Sandu dhe Presidenti i Rumanisë Nicusor Dan në Kishinau më 27 gusht 2026. Foto: Presidenca e Moldavisë.

Në Ditën Kombëtare të Moldavisë, më 27 gusht, kur Presidentja Maia Sandu mori pjesë në një paradë ushtarake në Kishinau së bashku me presidentin ukrainas Volodymyr Zelensky dhe homologun e tyre rumun, Nicusor Dan, të paktën pesë dronë rusë hynë në hapësirën ajrore të vendit.

Sandu e cilësoi veprimin e Rusisë si një përpjekje për të frikësuar vendin dhe u zotua të investojë më shumë në bashkëpunim dhe mbrojtje.

“Qielli mbi ne na tregon më qartë se kurrë se sa i rëndësishëm është bashkëpunimi ynë. Lufta brutale e Rusisë kundër Ukrainës po ndihet përtej kufijve të saj: hapësira ajrore e Moldavisë dhe Rumanisë është shkelur dhjetëra herë”, tha ajo.

“Edhe sot, në prag të festës sonë, dronët rusë hynë në hapësirën tonë ajrore në një përpjekje të qartë për të na frikësuar. E them qartë dhe me vendosmëri, në prani të miqve tanë: ne nuk do të frikësohemi!”, deklaroi Sandu.

Depërtimet e dronëve rusë janë shtuar gjatë muajve të fundit.

Deri në gusht 2026, raportet zyrtare tregonin një rritje të mprehtë të numrit të dronëve rusë, veçanërisht të llojeve Shahed/Geran dhe të dronëve mashtrues, që shkelnin hapësirën ajrore rumune dhe moldave gjatë sulmeve ndaj porteve ukrainase përgjatë Danubit dhe ndaj qytetit të Odesës.

Ministria rumune e Mbrojtjes kishte raportuar deri në fund të gushtit 2026 gjithsej 43 raste të hyrjes së dronëve rusë në hapësirën ajrore rumune që nga fillimi i pushtimit, 25 prej tyre vetëm gjatë vitit 2026.

Të dhënat zyrtare nga Moldavia tregojnë mbi 60 incidente të fluturimeve të paligjshme të dronëve ose të rrëzimit të dronëve rusë në territorin moldav.

Dronët rusë po përpiqen të pengojnë eksportet e drithërave të Ukrainës. Të ardhurat nga shitja e drithërave përmes porteve të Detit të Zi ndihmojnë në financimin e mbrojtjes së Ukrainës kundër Rusisë.

Ukraina zakonisht renditet ndër pesë deri në dhjetë eksportuesit më të mëdhenj të grurit në botë, duke përbërë mbi 8 për qind të eksporteve globale të grurit.

Angela Gramada, drejtoreshë e organizatës kërkimore Experts for Security and Global Affairs,  tha për BIRN se eksportet ukrainase të drithërave janë një nga çështjet kyçe në luftën e Rusisë kundër Ukrainës.

“Përveç komponentit humanitar të furnizimit me drithëra të vendeve në zhvillim, kjo çështje është pjesë e negociatave midis Kievit dhe Moskës, sepse përfshin gjithashtu një komponent jashtëzakonisht të rëndësishëm: sigurimin e burimeve financiare për buxhetin e shtetit ukrainas”, shpjegoi ajo.

Ukraina tani eksporton drithëra përmes porteve të Odesës dhe Renit.

Në Moldavinë fqinje, ajo përdor Portin e Giurgiuleatit, të cilin Porti i Konstancës në Rumani e bleu së fundmi. Kjo ndihmon në transportimin më të lehtë të drithërave ukrainase drejt Rumanisë dhe Moldavisë, duke sugjeruar se Porti i Giurgiuleatit mund të bëhet objektiv i sulmeve ruse.

Juri Pilipson, drejtor i Departamentit të Dytë Evropian të Ministrisë së Jashtme ruse, e bëri të qartë më 9 gusht se Kremlini e kishte nën vëzhgim portin në Moldavi.

Pilipson tha se blerja e operatorit të Portit Ndërkombëtar të Lirë të Giurgiuleatit – përmes të cilit kalojnë më shumë se 70 për qind e importeve dhe eksporteve ujore të Moldavisë – ishte paraqitur në Rumani si një hap drejt “ribashkimit ekonomik” të Rumanisë dhe Moldavisë. Gjithashtu, ishte njoftuar përdorimi i kësaj qendre transporti “në procesin e rindërtimit të Ukrainës”.

“Zbatimi i planeve të tilla ambicioze mbetet një çështje për një të ardhme të pasigurt. Ndërkohë, Rumania tashmë është e përfshirë drejtpërdrejt në ofrimin e mbështetjes ushtarake dhe logjistike për regjimin e Kievit. Kjo rrethanë ngre pyetje mbi qëllimet e vërteta për të cilat do të përdoret Porti i Giurgiuleatit në të ardhmen e afërt”, shtoi Pilipson.

“Trekëndëshi i Odesës”

moldovan soldiers on military parade held in chisinau on august 27 2026. source moldovan defense ministry
Ushtarë moldavë gjatë një parade ushtarake në Kishinau më 27 gusht 2026. Foto: Ministria e Mbrojtjes e Moldavisë.

Ukraina, Rumania dhe Moldavia po përqendrohen gjithnjë e më shumë në mbrojtjen e përbashkët dhe në ndërtimin e kapaciteteve të përbashkëta ushtarake, veçanërisht në fushën e dronëve mbrojtës.

Ato tashmë bashkëpunojnë përmes “Trekëndëshit të Odesës”, një format i bashkëpunimit diplomatik trepalësh i nisur në Odesë në shtator 2022, pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës nga Rusia.

Rumania dhe Ukraina po bashkëpunojnë aktualisht për prodhimin e dronëve ushtarakë përmes një projekti madhor me vlerë deri në 200 milionë euro, të financuar nga programi evropian SAFE.

OVES Enterprise, një kompani rumune e teknologjisë me përvojë në zhvillimin dhe prodhimin e dronëve, dhe EDRONE, një nga prodhuesit më të mëdhenj të dronëve në Ukrainë, kanë njoftuar se po nisin prodhimin e përbashkët të dronëve ushtarakë në Kluzh-Napoka, Rumani.

Dronët e parë të prodhuar këtu në vjeshtë do të hyjnë në fazën e testimit dhe demonstrimit.

Qeveria e Moldavisë po punon për ligje të reja që do të mundësojnë partneritete publike-private dhe investime të huaja në sektorin e mbrojtjes. Më 7 qershor, Presidentja Sandu tha se këto ndryshime do t’i mundësonin Moldavisë të prodhonte dronë që mund të interceptojnë dhe madje të rrëzojnë mjetet ajrore pa ekuipazh që shkelin hapësirën e saj ajrore.

Ministri i Mbrojtjes, Anatolie Nosatii, tha se Moldavia duhet të forcojë mbrojtjen e saj ajrore për shkak të rritjes së depërtimeve të dronëve nga Rusia.

“Ajo që po ndodh është jashtëzakonisht serioze. Qytetarët e Republikës së Moldavisë mbeten në rrezik, sepse Federata Ruse vazhdon të shkelë hapësirën tonë ajrore kombëtare, duke përdorur mjete ajrore që rrezikojnë sigurinë e popullsisë”, tha Nosatii më 24 gusht.

Sandu, homologu i saj rumun, Dan, dhe presidenti ukrainas Zelensky diskutuan gjithashtu nevojën për t’iu kundërvënë presionit të Rusisë gjatë takimit të tyre më 27 gusht në Kishinau.

“Ndër këto sfida, shkeljet e hapësirës sonë ajrore nga dronët rusë përbëjnë një problem të vazhdueshëm për autoritetet tona dhe ne do ta thellojmë bashkëpunimin në këtë fushë”, tha Dan.

Zelensky tha se Ukraina dëshironte të kontribuonte në zhvillimin e kapaciteteve të sigurisë së Moldavisë dhe Rumanisë dhe të vazhdonte projektet e përbashkëta.

“Moldavia, Ukraina dhe Rumania janë aleate natyrore dhe partnere të forta përgjatë të gjitha zinxhirëve logjistikë dhe në shumë fusha të tjera. Ne duhet të vazhdojmë ta forcojmë këtë aleancë, sepse pikërisht kjo na bën më të fortë”, tha Zelensky.

“Moska po na vë në provë”

maia sandu on the military parade on august 27 2026. source moldovan presidency
Presidentja Maia Sandu gjatë paradës ushtarake në Kishinau më 27 gusht 2026. Foto: Presidenca e Moldavisë.

Ish-ministri moldav i Mbrojtjes, Vitalie Marinuta, tha për BIRN se dronët rusë përbëjnë një kërcënim të drejtpërdrejtë për Moldavinë.

Rreziku nuk vjen vetëm nga dronët që hyjnë në territorin e Moldavisë ose rrëzohen atje, por edhe nga sulmet ruse ndaj infrastrukturës ukrainase përgjatë Danubit dhe rrugëve të eksportit, të cilat vënë në rrezik hapësirën ajrore të Moldavisë dhe Rumanisë, shtoi ai.

“Që nga fillimi i fazës aktive të pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022 – më saktë, përmes atyre shigjetave të kuqe që drejtohen drejt Republikës së Moldavisë – (Moldavia) nuk është zhdukur nga hartat ushtarake ruse”, tha ai.

Gjenerali në rezervë shtoi se, pasi Moldavia e njohu kërcënimin dhe përfshiu zhvillimin e mbrojtjes në strategjinë e saj, Rusia vendosi ta “vërë në provë” vendin.

“Moska po zgjeron kapacitetet e saj goditëse dhe, sigurisht, po vë në provë edhe kapacitetet tona mbrojtëse”, tha ai, duke iu referuar rritjes së numrit të depërtimeve të dronëve rusë në hapësirën ajrore moldave.

Gjenerali tha se mbështet bashkëpunimin rajonal për ndërtimin e kapaciteteve të përbashkëta të mbrojtjes.

“Gjatë viteve të ardhshme, duhet gjithashtu të investojmë në mjete për shkatërrimin e këtyre mjeteve ajrore. Mund të shohim se dronët tashmë janë bërë të zakonshëm dhe janë shndërruar në një nga armët më të përdorura. Prandaj, diskutimet për zhvillimin e sistemeve kundër dronëve nuk duhet të mbeten thjesht diskutime. Së bashku, duhet të shqyrtojmë dhe të zbatojmë një sistem rajonal – që përfshin Ukrainën, Moldavinë dhe Rumaninë – për zhvillimin si të dronëve, ashtu edhe të sistemeve kundër dronëve”, tha ai.

moldovan army on military parade rehearseal on august 22 2026. source moldova defence ministry
Trupat e ushtrisë moldave gjatë provës së paradës ushtarake më 22 gusht 2026. Foto: Ministria e Mbrojtjes e Moldavisë.

Eksperti rumun i sigurisë Cristian Barna tha për BIRN se si Rumania, ashtu edhe Moldavia kanë nevojë për një sistem mbrojtjeje me shumë shtresa kundër kërcënimit të paraqitur nga dronët rusë.

“Mbrojtja me shumë shtresa përfshin gjithçka, nga identifikimi dhe interceptimi i dronëve deri te rrëzimi i tyre, sipas një logjike shumë të qartë. Shtresëzimi do të thotë pikërisht këtë: fillimisht e godasim dronin me mjete me kosto të ulët dhe, në fund, arrijmë tek opsioni më i kushtueshëm. Gjithçka varet gjithashtu nga aftësia e dronit për të depërtuar në hapësirën ajrore sovrane të një vendi”, shpjegoi ai.

I njëjti ekspert tha se Rumania duhet të mbrojë rrugët e transportit në rajonin e Detit të Zi, përfshirë portet rumune dhe degët e lumit Danub që derdhen në det.

Ai përmendi gjithashtu fushën e gazit në det të hapur Neptun Deep, pranë bregdetit të Rumanisë.

Projekti më i madh i Rumanisë për nxjerrjen e gazit natyror në Detin e Zi është thelbësor për synimin e vendit për t’u bërë prodhuesi më i madh i gazit natyror në Bashkimin Evropian, duke ofruar një alternativë jetike ndaj importeve të energjisë. Projekti parashikon nxjerrjen e rreth 100 miliardë metrave kub gaz.

Analisti politik Mihai Isac tha për BIRN se Rusia e mirëpret faktin që sulmet e saj dhe shkeljet e hapësirës ajrore të vendeve fqinje të Ukrainës shkaktojnë shqetësim.

“Pas dhjetëra incidenteve, natyra aksidentale e disa devijimeve nuk e heq më përgjegjësinë. Moska shfrytëzon edhe devijimet nga trajektorja e synuar për të përhapur frikë”, tha Isac.

“Në të njëjtën kohë, ajo e detyron shtetin të shpenzojë burime, vë në provë kapacitetet institucionale dhe vëzhgon nëse shoqëria fillon t’i konsiderojë këto depërtime si një normalitet të ri. Në këtë kuptim, ofensiva me dronë është gjithashtu një operacion për mbledhjen e informacionit”, përfundoi ai.

Etiketa: Maia SanduMbrojtjaMoldaviaNicusor DanRumaniaRusiaRusia në BallkanUkrainaVolodymyr Zelensky
Tjetri
20260828 123621 scaled

“Jo thjesht incidente”: Kosova vë në pikëpyetje qasjen ndaj femicidit pas vrasjeve të reja

edhe një herë për çmimin e bananeve

Edhe një herë për çmimin e bananeve

09:31 | 05/09/2026
Traumë e trashëguar: Si i mundon ende të rinjtë lufta e Bosnjës

Vuçiçi i cilëson “budallallëqe” kritikat e BE-së ndaj nderimeve për Mlladiçin

17:50 | 04/09/2026
viber image 2026 09 04 14 05 08 143 1536x1152

Kosova padit zyrtarë serbë të sigurisë për masakrën në kompleksin e familjes Jashari

17:26 | 04/09/2026
protesta te 3 shi

Gjykata i shpall të paligjshme arrestimet e 14 protestuesve te Kryeministria

17:24 | 04/09/2026
klp bosh

KLP e kthen garën për kryeprokurorin e ri në ‘një lojë kungulleshkash’

15:27 | 04/09/2026
photo 2026 09 03 21 27 44

Meta pranon se mbylli gabimisht llogari të aktivistëve shqiptarë në Instagram

11:50 | 04/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.