AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Rajoni

Homazhet e Serbisë për vdekjen e Mlladiçit s’janë as të nderuara, as dinjitoze

Homazhet zyrtare për kriminelin e dënuar të luftës, duke i glorifikuar hapur veprat e tij, janë një tjetër kujtesë se Serbia ende nuk është përballur me të kaluarën e saj të përgjakshme.

Sofija TorodovicngaSofija Torodovic
3 days më parë
në Rajoni
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
icty the last trial – ratko mladić
Ratko Mlladiç në GJPNJ. Foto: Wikipedia.

Më 27 gusht, mora një njoftim në telefonin tim se Ratko Mlladiçi kishte vdekur.

Në Serbi, ku mohimi i krimeve të luftës është bërë pjesë e politikës zyrtare, dhe ku të gjithë tani presin shpalljen e zgjedhjeve, e dija se me shumë gjasa do ta humbnim këtë mundësi për t’u përballur me të kaluarën në një mënyrë dinjitoze dhe të përgjegjshme.

Nëse është e vërtetë se e kaluara është historia që i tregojmë vetes për veten tonë, atëherë historia jonë e shpjegon në mënyrë të përsosur atë që po na mban të bllokuar.

Reagimi i parë që pashë ishte një deklaratë e Ministrit të Drejtësisë, i cili tha se Mlladiçi do të varrosej me nderimet më të larta ushtarake dhe shtetërore.

Më vonë, ai shtoi se funerali do të ishte dinjitoz dhe në përputhje me dëshirat e familjes.

Edhe kryetari i Bashkisë së Beogradit, Aleksandar Sapic, i bëri publikisht homazhe Mlladiçit në rrjetet e tij sociale. Ministrja për Punën, Punësimin, Çështjet e Veteranëve dhe Çështjet Sociale, Milica Durdevic Stamenkovski, e përdori vdekjen e tij për të pretenduar se ata që “festojnë vdekjen e Ratko Mlladiçit” në të vërtetë janë të pikëlluar që ekziston Republika Srpska, entiteti i Bosnjës i udhëhequr nga serbët.

Ajo shtoi se shteti nuk duhet të heqë dorë kurrë nga figura historike si Mlladiçi, të cilët, sipas saj, ishin viktima të proceseve gjyqësore të orkestruara politikisht, duke iu referuar Gjykatës Penale Ndërkombëtare për ish-Jugosllavinë, GJPNJ.

Presidenti i Serbisë, Aleksandër Vuçiç, nuk e humbi rastin për të përhapur pretendimin e rremë se Gjykata e Hagës kishte dashur që “Mlladiçi të vdiste pas hekurave”, duke shtuar se një sjellje e tillë antikulturore dhe antinjerëzore nuk mund të justifikohet.

Mediat në Serbi e kanë promovuar gjerësisht këtë tezë, duke ia atribuuar Hagës vdekjen e kriminelit të dënuar të luftës, i cili kaloi 15 vjet në burg dhe vdiq në moshën 84-vjeçare.

Transmetuesi publik i Serbisë, RTS, intervistoi një neurologe nga Serbia, Dr. Dokic, e cila vuri në pikëpyetje pse Mlladiçi nuk ishte liruar për të marrë kujdesin e duhur mjekësor në Serbi.

Dua të theksoj këtu se Holanda ka një sistem shëndetësor shumë më të zhvilluar në krahasim me Serbinë. Sipas të dhënave të Bankës Botërore, jetëgjatësia mesatare në Holandë është rreth 82 vjet. Në Serbi, ajo është rreth 76 vjet.

Përfitimet politike nga shfrytëzimi i së kaluarës

Data e varrimit ende nuk dihet. Publiku po spekulon se kur do të zhvillohet dhe ky nivel “misteri”, i krijuar qëllimisht në hapësirën publike nga përfaqësues të institucioneve të ndryshme, e ka bërë të gjithë situatën disi edhe më të turpshme.

Do të citoj nga një raport i vitit 2023 i Komisionerit për të Drejtat e Njeriut të Këshillit të Evropës: “Shumë liderë politikë në rajon kanë dështuar të tregojnë një angazhim të vërtetë për t’u përballur me mizoritë e së kaluarës, por vazhdojnë ta manipulojnë të kaluarën për përfitime politike.”

Ndërkohë, sipas spekulimeve të bazuara mirë, zgjedhjet pritet të zhvillohen në tetor, megjithëse këtë do ta dimë me siguri deri më 10 shtator, ose ndoshta edhe më herët.

E kaluara është shndërruar në një minierë të pafundme për shfrytëzim politik, në vend që të përdoret si burim njohurish për të ndërtuar një të ardhme më të mirë. Glorifikimi i kriminelëve të luftës është bërë pjesë thelbësore e strategjisë politike në Serbi dhe kjo tashmë ka ndikuar në shumë sfera të tjera të jetës, si kultura, mediat, hapësirat publike dhe arsimi.

Përfaqësuesit e Bashkimit Evropian e kanë bërë të qartë se nderimi i kriminelëve të luftës është i papranueshëm për një vend kandidat për anëtarësim në BE, status që Serbia e ka mbajtur prej më shumë se 14 vitesh.

Kjo mund të shpjegojë më tej ndryshimin e lehtë në tonin lidhur me varrimin, megjithëse një gjë e tillë nuk do të ishte aspak befasuese. Nebojsa Pavkovic, një tjetër kriminel i dënuar lufte, u varros me nderime të plota ushtarake në Alenë e Qytetarëve të Merituar në Varrezat e Reja të Beogradit.

“Jo në emrin tonë”

Mbrëmjen e 31 gushtit, në ambientet e Partisë Progresive Serbe në pushtet, një tjetër kriminel lufte, Veselin Sljivancanin, ishte i ftuar nderi në një aktivitet të organizuar nga partia.

Zyra lokale e partisë deklaroi në rrjetet sociale se gjenerali po fliste për pjesëmarrjen e tij në “luftërat e mbrojtjes dhe çlirimit” dhe për sfidat me të cilat përballet Serbia sot.

Sljivancanini ishte major në Ushtrinë Jugosllave dhe u dënua me 10 vjet burg nga GJPNJ-ja për krimet e kryera në Kroaci.

Në vitin 2017, në një aktivitet të Partisë Progresive Serbe në Beska, aktivistë të Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut (YIHR) i ranë bilbilave dhe shpalosën një pankartë me mesazhin: “Kriminelët duhet të heshtin që ne të mund të flasim për viktimat”, në shenjë proteste ndaj fjalimit të Sljivancaninit.

Unë isha një prej tyre dhe në atë kohë isha 25 vjeç. Tetë aktivistë të tjerë dhe unë u shpallëm fajtorë për shkelje të ligjit, pasi i ramë bilbilave gjatë fjalimit të Sljivancaninit. Secili prej nesh u gjobit me 50,000 dinarë.

Nuk jam penduar kurrë për këtë. Përkundrazi, jam krenare për të dhe, me kalimin e kohës, ndihem edhe më krenare që u ngrita kundër kësaj në vendin tim, sepse gjithmonë do të besoj te fuqia e të thënit, me zë të lartë dhe hapur: “Jo në emrin tim.”

Në fund të fundit, e kaluara është ashtu siç është, por e ardhmja është një tablo që ende nuk e kemi parë. Çdo zgjedhje që bëni sot e ngjyros atë.

Sofija Todorovic është drejtoreshë e Nismës Rinore për të Drejtat e Njeriut në Serbi.

Opinionet e shprehura janë vetëm ato të autores dhe jo domosdoshmërish pasqyrojnë qëndrimet e BIRN.

Etiketa: gjenocidkrime lufteRatko MlladiçSerbiaSrebrenica
Tjetri
si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në shqipëri

Si u bë oligarku i sanksionuar rus përfitues i tenderëve në Shqipëri

edhe një herë për çmimin e bananeve

Edhe një herë për çmimin e bananeve

09:31 | 05/09/2026
Traumë e trashëguar: Si i mundon ende të rinjtë lufta e Bosnjës

Vuçiçi i cilëson “budallallëqe” kritikat e BE-së ndaj nderimeve për Mlladiçin

17:50 | 04/09/2026
viber image 2026 09 04 14 05 08 143 1536x1152

Kosova padit zyrtarë serbë të sigurisë për masakrën në kompleksin e familjes Jashari

17:26 | 04/09/2026
protesta te 3 shi

Gjykata i shpall të paligjshme arrestimet e 14 protestuesve te Kryeministria

17:24 | 04/09/2026
klp bosh

KLP e kthen garën për kryeprokurorin e ri në ‘një lojë kungulleshkash’

15:27 | 04/09/2026
photo 2026 09 03 21 27 44

Meta pranon se mbylli gabimisht llogari të aktivistëve shqiptarë në Instagram

11:50 | 04/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.