AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Tema:
  • Belinda Balluku
  • Erion Veliaj
  • Veting
    • KPK
    • KP
    • KPA
  • SPAK
  • Mjedisi
  • Edi Rama
  • Sali Berisha
  • Zgjedhje 2025
    • Zgjedhje të pjesshme
AI News
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
AI News
Kryefaqja Lajme

KLGJ përcakton pagat e reja të gjyqtarëve sipas vendimit të Kushtetueses

Edhe pse Kuvendi i Shqipërisë refuzoi të zbatonte urdhërimet e Gjykatës Kushtetuese për miratimin e një formule të re për rritjen e pagës së magjistratëve, Këshilli i Lartë Gjyqësor konstatoi se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është i detyrueshëm dhe përcaktoi rritjen e pagës së gjyqtarëve me pagë bazë referuese prej 222 mijë lekësh dhe 14 mijë lekë për shtesën e kualifikimit.

Edmond HoxhajngaEdmond Hoxhaj
1 week më parë
në Lajme
Koha e leximit: 4 min lexim
A A
0
Ndaj në FacebookNdaj në Twitter
mbledhje e klgj
Këshilli i Lartë Gjyqësor gjatë mbledhjes së 20 majit 2026. Foto: Vladimir Karaj.

Këshilli i Lartë Gjyqësor, KLGJ vendosi të mërkurën që të ecë përpara me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese nr.15 të shkurtit të këtij viti, lidhur me statusin e pagave të magjistratëve, duke përcaktuar se ato duheshin rritur dhe kompesuar sipas këtij vendimi detyrues. Në këtë mbledhje plenare nuk morën pjesë anëtarët Violanda Theodhori dhe Klodian Kurushi.

Vendimi i KLGJ i bazuar në arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese sjell rritje të ndjeshme të pagave të magjistratëve si dhe kompesimin për atë që u cilësua si “ulje e fshehtë”, e shkaktuar me ndryshimin ligjor të kryer përmes ligjit nr.33 të vitit 2023, “Për një ndryshim në ligjin nr.96/2016 ‘Për statusin e gjyqtarëve dhe prokurorëve në republikën e Shqipërisë”.

Në fillim të mbledhjes plenare të mërkurën, relatori i çështjes, anëtari magjistrat, Ridvan Hado deklaroi se, pasi Komisioni i Planifikimit Strategjik, Administrimit dhe Buxhetit disponoi aktet nga departamenti i buxhetit dhe ai juridik lidhur me progrmain e buxhetit, si dhe pasi shqyrtoi dhe analizoi arsyetimin e Gjykatës Kushtetuese për pagat e magjistratëve, propozon miratimin e pagës referuar VKM-së nr.325 të vitit 2023, ku u bazua tre vjet më parë rritja e ndjeshme e pagës së administratës.

Sipas kësaj formule, nga komisioni u propozua që prej datës 1 gusht 2026 e në vijim, paga bazë referuese e gjyqtarit të jetë 222 mijë lekë, plus dhe 14 mijë lekë për shtesën e kualifikimit, në total rreth 236 mijë lekë – propozim që u miratua nga të nëntë anëtarët e pranishëm. Po ashtu, u miratua edhe propozimi për kompesimin e rritjes së munguar nga data 1 prill 2023 deri më 31 korrik të këtij viti.

Në të njëjtën vendimarrje u vendos që departamenti i buxhetit të analizojë situatën buxhetore duke përfshirë rritjen e pagave dhe kompesimin e tyre, si dhe të përllogarisë fondin buxhetor të nevojshëm që do t’i kërkohet Ministrisë së Financave.

Pas miratimit të këtij propozimi, anëtari Albens Tabaku kërkoi fjalën për të dhënë qëndrimin e tij lidhur me propozimin e seancës parardhëse për të shqyrtuar vendimin e Gjykatës Kushtetuese dhe legjislacionin në fuqi, me qëllim konkludimin nëse KLGJ mund të vepronte pa u kryer ndryshimet ligjore nga ana e Kuvendit.

Tabaku deklaroi se pasi kishte studiuar gjithë aktet e nevojshme, kishte konstatuar se Gjykata Kushtetuese e kishte interpretuar formulën që duhet të zbatojë Kuvendi. Ai konstatoi se argumentet e Gjykatës Kushtetuese janë detyruese për të gjithë institucionet, përfshi dhe KLGJ-në.

Edhe anëtarët e tjerë të KLGJ-së u shprehën se vendimarrja e Gjykatës Kushtetuese është e detyrueshme për t’u zbatuar nga gjithë institucionet, aq më tepër nga KLGj, që ka statusin e një quasi gjykate. Sipas tyre, mos kryerja e ndryshimeve do të sillte pasoja në të drejtat themelore të magjistratëve.

Në seancën plenare parardhëse të datës 21 gusht, tre anëtarë të KLGJ-së konstatuan se, pavarësisht mosveprimit të Kuvendit për zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për statusin e pagave të magjistratëve, vendimi kushtetues ishte detyrues e duhej zbatuar. Ata propozuan që rritja e pagës të bëhej sipas arsyetimit të Gjykatës Kushtetuese.

Formula e vjetër dhe ajo sipas ndryshimeve ligjore të vitit 2023, kur u përcaktua që paga e magjitratëve të ishte e njëjtë me shumëzimin e koeficientit 0.36 me pagën e Presidentit të Republikës, që është 450 mijë lekë, bënë që paga bazë të ishte thuajse e njëjtë në të dy rastet, rreth 153 mijë lekë. Efektet e ndryshimeve ligjore filluan nga 1 prilli i vitit 2023.

Ndërkohë që paga e magjistratëve mbeti e ngrirë për shkak se u referua sipas një kofeicenti pranë pagës së Presidentit, si dhe humbi rritjen që duhej të kishte marrë, pagat e kategorisë së krahasueshme të administratës u rritën ndjeshëm sipas VKM-së nr.325 të vitit 2023.

Me kërkesë të Unionit të Gjyqtarëve të Shqipërisë, u vendos në lëvizje Gjykata Kushtetuese, e cila e çmoi antikushtetuese formulën e llogaritjes së pagës së magjistratëve sipas ndryshimeve ligjore të vitit 2023. Sipas Gjykatës Kushtetuese, formula kishte sjellë një “ulje të fshehtë” të pagës dhe bazuar në këtë argument detyroi Kuvendin e Shqipërisë që, brenda datës 31 korrik të shfuqizonte nenet përkatëse, si dhe të miratonte një formulë të re që garantonte rritjen e pagave dhe kompesimin e diferencave financiare që nga data 1 prill e vitit 2023.

Kuvendi i Shqipërisë nuk e zbatoi detyrimin e përcaktuar nga Gjykata Kushtetuese, nga për rrjedhojë Këshilli i Lartë Gjyqësor u vendos në lëvizje, me arsyetimin se vendimi i Gjykatës Kushtetuese është detyrues për çdo institucion.

Gjykata Kushtetuese pranoi pjesërisht më 2 shkurt të këtij viti kërkesën e Unionit të Gjyqtarëve lidhur me përllogaritjen e rritjes së pagës së magjistratëve, pavarësisht fushatës së ndërmarrë nga Kryeministri Edi Rama kundër kërkesës së paraqitur nga gjyqtarët.

Ndërkohë, pika e dytë e rendit të ditës që kishte të bënte me projektvendimin “Mbi miratimin e dokumentit të kërkesave buxhetore përprogramin buxhetor afatmesëm 2027-2029 (PBA 27-29), për sistemin gjyqësor, (faza e dytë)”, u shty me kërkesë të drejtorit të departamentit të buxhetit, i cili kërkoi kohë të reflektonte përcaktimet e vendimarrjes së të mërkurës për rritjen e pagave të gjyqtarëve.

Etiketa: Albens TabakuGjykata KushtetueseKëshilli i Lartë Gjyqësorpagat e gjyqtarëveRidvan Hado
Tjetri
Manipulime, zhvatje dhe pengmarrje: Grupi kriminal pas ‘Shqipërisë digjitale’

Dosja AKSHI, arrestohet në Durrës Ergys Agasi

edhe një herë për çmimin e bananeve

Edhe një herë për çmimin e bananeve

09:31 | 05/09/2026
Traumë e trashëguar: Si i mundon ende të rinjtë lufta e Bosnjës

Vuçiçi i cilëson “budallallëqe” kritikat e BE-së ndaj nderimeve për Mlladiçin

17:50 | 04/09/2026
viber image 2026 09 04 14 05 08 143 1536x1152

Kosova padit zyrtarë serbë të sigurisë për masakrën në kompleksin e familjes Jashari

17:26 | 04/09/2026
protesta te 3 shi

Gjykata i shpall të paligjshme arrestimet e 14 protestuesve te Kryeministria

17:24 | 04/09/2026
klp bosh

KLP e kthen garën për kryeprokurorin e ri në ‘një lojë kungulleshkash’

15:27 | 04/09/2026
photo 2026 09 03 21 27 44

Meta pranon se mbylli gabimisht llogari të aktivistëve shqiptarë në Instagram

11:50 | 04/09/2026
  • Opinion
  • Reportazhe
  • Analiza
  • Investigime
  • Lajme
  • Blog
  • Rajoni
  • Rreth nesh
  • Stafi
  • Kontaktoni
  • Ankesa dhe Korrigjime
  • Politika e privatësisë dhe rregulla të tjera
  • Letra për redaktorin
Follow Us

Të gjitha të drejtat janë të rezervuara
© 2014 - 2026 Reporter.al - BIRN
Dev by Sfida.PRO

Menaxho Pëlqimin

Për të ofruar përvojën më të mirë, ne përdorim teknologji si cookies për të ruajtur dhe/ose për të aksesuar informacionin e pajisjes. Pranimi i këtyre teknologjive do të na lejojë të përpunojmë të dhëna si sjellja e shfletimit ose ID-të unike në këtë faqe. Mos pranimi ose tërheqja e pëlqimit mund të ndikojë negativisht në disa veçori dhe funksione.

Funksionale Always active
Ruajtja ose aksesi teknik është rreptësisht i nevojshëm për qëllimin e ligjshëm të mundësimit të përdorimit të një shërbimi specifik të kërkuar shprehimisht nga abonenti ose përdoruesi, ose me qëllimin e vetëm të kryerjes së transmetimit të një komunikimi përmes një rrjeti komunikimi elektronik.
Preferences
The technical storage or access is necessary for the legitimate purpose of storing preferences that are not requested by the subscriber or user.
Statistika
Ruajtja ose aksesi teknik që përdoret ekskluzivisht për qëllime statistikore. The technical storage or access that is used exclusively for anonymous statistical purposes. Without a subpoena, voluntary compliance on the part of your Internet Service Provider, or additional records from a third party, information stored or retrieved for this purpose alone cannot usually be used to identify you.
Marketing
Ruajtja ose aksesi teknik është i nevojshëm për të krijuar profile përdoruesish me qëllim dërgimin e reklamave, ose për të ndjekur përdoruesin në një faqe interneti ose në disa faqe interneti për qëllime të ngjashme marketingu.
  • Manage options
  • Manage services
  • Manage {vendor_count} vendors
  • Read more about these purposes
Shiko preferencat
  • {title}
  • {title}
  • {title}
Nuk u gjet
Shiko të gjitha rezultatet
  • Investigime
  • Analiza
  • Lajme
    • Rajoni
  • Reportazhe
    • Profil
  • Opinion
    • Blog
    • Project Syndicate
    • Ese
  • Intervista

© 2024 Reporter.al - Dev by aplikacione.com.