• Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh
Sunday, September 6, 2026
  • Login
Javanews
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi
No Result
View All Result
Javanews
Home Kryesoret

Analiza: Sa mund t’i pengojë Ukraina fluturimet civile në Rusi?

by E B
05/09/2026 17:08
Shperndaj ne FacebookShperndaj ne Twitter

Dy ditë pasi presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, paralajmëroi kompanitë ajrore civile për rreziqet e përdorimit të hapësirës ajrore ruse, në shtet u raportuan anulime të shumta fluturimesh, mbyllje aeroportesh dhe ndërprerje të tjera.
Fushata gjithnjë e më e guximshme e Ukrainës e sulmeve me dronë kundër Rusisë ka shkaktuar probleme të tilla që disa kohë dhe nuk ishte e qartë nëse kishte ndryshuar diçka konkrete. Por, aludimi i Zelenskyt se Kievi po përgatitej ta përshkallëzonte situatën ka ngritur pyetjen se sa të vështira mund t’ia bëjë Ukraina gjërat Rusisë.

“Ne tani nuk po flasim për ndërprerje të përkohshme të operacioneve, por për bllokimin e tyre 24 orë në ditë, shtatë ditë në javë. Me fjalë të tjera, strategjia është që këto aeroporte të bëhen të papërdorshme”, tha për Shërbimin ukrainas të Radios Evropa e Lirë, Valeriy Romanenko, nga Muzeu i Aviacionit të Ukrainës.
“Një operacion i tillë është i mundur, është realist. Ai do të devijonte një numër të madh të mjeteve të mbrojtjes ajrore ruse, teksa nga ana jonë do të realizohej duke përdorur dronë të vegjël”, shtoi ai.

“Krejtësisht e rrezikshme”
Pas gjithë kësaj ishte video-mesazhi i përnatshëm i Zelenskyt, më 1 shtator.

“Sot duam të paralajmërojmë çdo kompani ajrore që përdor hapësirën ajrore ruse, çdo sigurues, këdo që ende përdor aeroportet kryesore ruse: Qielli rus po bëhet krejtësisht i rrezikshëm”, tha ai.

Pas paralajmërimit të Zelenskyt, Ukraina më 2 shtator njoftoi zyrtarisht Organizatën Ndërkombëtare të Aviacionit Civil (ICAO), duke paralajmëruar për atë që e përshkroi si rritje të rreziqeve për aviacionin civil në hapësirën ajrore ruse.

Kjo u vu në pah nga ngjarjet e 3 shtatorit.

Aeroporti Vnukovo i Moskës pezulloi përkohësisht operacionet, ndërsa edhe aeroportet e tjera kryesore që i shërbejnë qytetit, Sheremetjevo dhe Domodedovo, njoftuan për kufizime. Kryetari i Moskës, Sergei Sobyanin, tha se 548 dronë ukrainas fluturuan drejt rajonit të Moskës ndërmjet 2 dhe 3 shtatorit.

Po atë ditë, Ministria ruse e Transportit tha se u kishte dhënë kompanive të huaja ajrore sqarime mbi masat e sigurisë në aeroportet ruse dhe në hapësirën ajrore ruse, pas kërkesave të transportuesve.

Ministri i Transportit, Andrei Nikitin, tha se Rusia po punon me Ministrinë e Mbrojtjes dhe Gardën Kombëtare për të minimizuar ndikimin.

“Besoj se nuk do të lejojmë ndonjë ndërprerje të konsiderueshme të aviacionit civil”, deklaroi ai.

Por, të dhënat e Flightradar24 treguan se katër aeroporte ruse ishin ndër pesë aeroportet më të prekura nga ndërprerjet në botë më 3 shtator.

Objektiva të rinj
Sulmet masive me dronë të Ukrainës kanë shkaktuar edhe më herët ndërprerje të mëdha në aeroportet ruse, por ato nuk kanë vazhduar për një periudhë të gjatë. Romanenko sugjeroi se rritja e presionit pa sulmuar avionët civilë – gjë që Zelensky e ka përjashtuar në mënyrë eksplicite dhe që mund të përbëjë krim lufte – mund të përfshijë masa shtesë.

“Objektivat do të jenë infrastruktura e kontrollit të trafikut ajror të Rusisë: kullat e kontrollit, sistemet e automatizuara të uljes në aeroporte, pajisjet e sistemit që udhëzojnë aeroplanët kur afrohen afër aeroporteve dhe sistemet e radarëve për kontrollin e trafikut ajror. Këto janë sistemet që garantojnë sigurinë e fluturimeve. Këto sisteme do të goditen”, parashikoi ai.

Alexander Lanetsky, drejtor ekzekutiv i Friendly Avia Support, një kompani ndërmjetësimi për aeroplanë me bazë në Lituani, tha për Current Time se mbyllja e hapësirës ajrore të Moskës do të ndikonte në aviacionin në të gjithë vendin, i cili është më i madhi në botë për nga sipërfaqja.

“Nëse qendra e aviacionit të Moskës do të paralizohej për një javë, i gjithë vendi do ta ndiente këtë. Aktiviteti i vazhdueshëm i dronëve në këtë zonë do të çonte në shpalljen e zonave të ndaluara për fluturime dhe funksionimi i aeroporteve, madje edhe i të gjithë sektorit të aviacionit në këtë rajon, do të paralizohej”, deklaroi ai.

Më 3 shtator, të dhënat e fluturimeve sugjeruan se pjesa më e madhe e ndërprerjeve lidhej me fluturimet e brendshme. Kjo është e dhimbshme ekonomikisht për një vend që shtrihet në 11 zona kohore dhe vë në pah koston e luftës së Rusisë për pasagjerët e zakonshëm.

Pjesa më e madhe e trafikut ndërkombëtar të Rusisë, veçanërisht drejt Evropës, është anuluar prej kohësh për shkak të sanksioneve perëndimore pas pushtimit në shkallë të plotë të Ukrainës në vitin 2022.

Por, ende ka shumë fluturime drejt vendeve të tjera. Turqia, Uzbekistani, Emiratet e Bashkuara Arabe, Kina dhe Egjipti përbëjnë 72 për qind të trafikut ndërkombëtar të pasagjerëve të Rusisë, sipas të dhënave të Shoqatës së Operatorëve Turistikë të Rusisë (ATOR), një organizatë ombrellë e kësaj industrie.

“Kur vendosin nëse do të fluturojnë apo jo drejt Rusisë, këto kompani ajrore do t’i vlerësojnë kërcënimet, sepse humbja e një aeroplani në hapësirën ajrore ruse do të ishte tërësisht përgjegjësi e Rusisë dhe e kompanisë ajrore përkatëse”, tha për Radion Evropa e Lirë, Bohdan Dolintse, ekspert i aviacionit dhe teknologjisë së mbrojtjes./rel

Next Post
SHBA godet sërish anijet iraniane, përshkallëzohet përplasja në Gjirin Persik

SHBA godet sërish anijet iraniane, përshkallëzohet përplasja në Gjirin Persik

Leave a Reply Cancel reply

Your email address will not be published. Required fields are marked *

TË FUNDIT

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

“Dëmshpërblim për të prekurit”/ Rama takon banorët pas flakëve në Himarë: Çfarë s’na vret na bën më të fortë!

September 5, 2026
Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

Dosjet Epstein tronditin Italinë, Prokuroria e Romës hap hetim për dhunë seksuale dhe kërkon dokumentet sekrete nga SHBA

September 5, 2026
Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

Protestuesit drejt Kuvendit, paralajmërohen trazira të martën: Do t’i presim deputetët me vezë, domate e miell

September 5, 2026
I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

I apasionuar pas maleve, ja kush është 40-vjeçari që humbi jetën pasi ra në humnerë në Lëpushë të Kelmendit

September 5, 2026
Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

Tradhtia sipas shenjave të horoskopit

September 5, 2026
Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

Sesion i ri, beteja të vjetra! Kuvendi rikthehet më 8 shtator, PS përgatit hartën me 46 bashki, PD paralajmëron betejë në Kushtetuese

September 5, 2026
Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

Pagat e magjistratëve përplasin drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët dhe prokurorët kërkojnë ekzekutimin e menjëhershëm

September 5, 2026
Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

Analiza e Bloomberg: Pse India po tërheq më pak turistë të huaj se Shqipëria?

September 5, 2026
“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

“Vrasja në Mirditë, s’ka kokërr misteri”, Hoxha ngre alarmin: Janë hapur varre që nuk po mbyllen…

September 5, 2026
“Bëni kujdes me shpenzimet”, parashikimi i yjeve për secilën shenjë Horoskopi

5 shenjat e horoskopit që harxhojnë shumë para

September 5, 2026
  • Adresa: Rruga “Mihal Popi”, Pallatet 1 Maji, Shkalla 26, Apartamenti 5, Tiranë
  • Email: javanews.al@gmail.com
  • Kontakt
  • Kreu
  • Rreth Nesh

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

No Result
View All Result
  • Politikë
  • Kronikë
  • Ekonomi
  • Bota
  • Sport
  • Kulturë
  • Opinion
  • Tendencë
  • Të tjera
    • Media në Tranzicion
    • Kosova
    • Editorial
    • Kuriozitete
    • Teknologji
    • Sociale
    • Horoskopi
    • Dossier
    • Shëndetesi

© 2025 JAVA NEWS - Të drejtat mbi përmbajtjen mbrohen sipas etikës profesionale dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë.

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In
WP2Social Auto Publish Powered By : XYZScripts.com