E martë, 15 Shtator 2026 7 PA 5 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Aksident fatal në aksin Cërrik-Elbasan, motori përplaset me barrierat e rrugës, humb jetën 31-vjeçari

Ilustrim · Vizion Plus

Një aksident tragjik është shënuar mbrëmjen e 4 shtatorit në aksin rrugor “Cërrik-Elbasan”, ku një 31-vjeçar ka humbur jetën.

Ngjarja ka ndodhur rreth orës 23:30. Sipas informacionit paraprak të Policisë, shtetasi me inicialet M. K., 31 vjeç, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e motomjetit me të cilin udhëtonte.

Për pasojë, motomjeti është përplasur me barrierën anësore të rrugës. Nga përplasja, 31-vjeçari ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Grupi hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, vijon veprimet për zbardhjen e rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të aksidentit, si dhe për dokumentimin ligjor të rastit.

Ana Miha
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh