E martë, 15 Shtator 2026 7 PA 5 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Presidenti Begaj përkujton Shenjtoren Nënë Tereza: Amanet për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë

Ilustrim · Vizion Plus

Presidenti Bajram Begaj ka përkujtuar sot Shenjtoren Nënë Tereza, duke vlerësuar misionin dhe përkushtimin e saj ndaj njerëzve në nevojë.

Kreu i Shtetit thekson se, përmes shërbimit ndaj të varfërve, të pamundurve dhe të sëmurëve, Nënë Tereza dëshmoi madhështinë e dinjitetit njerëzor.

“Drita e shpirtit të saj mbetet një burim frymëzimi dhe shërimi për mbarë njerëzimin”, shkruan Begaj.

Sipas Presidentit, për shqiptarët Nënë Tereza mbetet një udhëzim dhe një amanet për të qenë pranë atyre që kanë më shumë nevojë, duke besuar te dashuria, drejtësia dhe shpresa.

/vizionplus.tv

Ana Miha
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh