E martë, 15 Shtator 2026 7 PA 5 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

90 trupa të Forcave të Armatosura në aksion, luftohet zjarri në Frrakull dhe drejt Peshtanit

Ilustrim · Vizion Plus

90 trupa të Forcave të Armatosura, pjesë e Repartit të Poshnjes, kanë nisur operacionin për shuarjen e zjarrit në fshatin Frrakull.

Zjarri është aktivizuar në një masiv me pisha, ku ka prezencë të lartë tymi. Në perimetrin e vatrës janë angazhuar edhe 7 mjete zjarrfikëse, së bashku me efektivët përkatës.

Vatra vijon edhe në drejtim të fshatit Peshtan, në një zonë aktualisht të paaksesueshme nga mjetet zjarrfikëse. Sipas të dhënave, zjarri ndodhet larg zonave të banuara.

/vizionplus.tv

Ana Miha
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh