E martë, 15 Shtator 2026 7 PA 5 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Vendosën lëndë plasëse të lidhur me celular, zbardhet ngjarja, policia arreston dy persona në Durrës (EMRAT)

Ilustrim · Vizion Plus

Zbardhet autorësia e vendosjes së një sasie lënde plasëse të lidhur me një aparat telefonik celular në Durrës. Në kuadër të operacionit policor të koduar “Sinjali”, janë arrestuar dy persona të dyshuar si autorë të ngjarjes.

Në vijim të veprimeve të thelluara hetimore, të kryera nga strukturat e Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës, në bashkëpunim me Prokurorinë, u bë i mundur identifikimi dhe arrestimi i shtetasve Sherif Çela, 47 vjeç, dhe Muharrem Thartori, 46 vjeç, të dy banues në Durrës.

Dy të arrestuarit dyshohet se janë autorë të ngjarjes së ndodhur më datë 28 gusht 2026, në lagjen nr. 3, Durrës.

Më 28 gusht, në lagjen nr. 3, u konstatua një aparat telefonik celular i lidhur me një sasi lënde plasëse.

Gjatë veprimeve hetimore dhe procedurale, në cilësinë e provës materiale janë sekuestruar edhe tre aparate telefonikë celularë, të cilët do t’i nënshtrohen ekzaminimeve të mëtejshme.

Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Shkatërrimi i pronës me eksploziv”, e mbetur në tentativë, si dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, kryer në bashkëpunim.

/vizionplus.tv

Ana Miha
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh