E martë, 15 Shtator 2026 7 PA 5 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Politikë

“Integrimi gradual, mënyra e vetme drejt BE”, Rama: Heqja e vetos, më e mira për Europën

Ilustrim · Vizion Plus

Kryeministri Edi Rama ka deklaruar se integrimi gradual është mënyra e vetme për të avancuar drejt anëtarësimit në Bashkimin Europian, ndërsa ka kërkuar heqjen e mekanizmit të vetos në procesin e zgjerimit.

Duke folur në Forumin “Intelligence on the World, Europe and Italy”, në panelin “Agjenda për Europën”, Rama tha se vendet kandidate duhet të integrohen gradualisht duke nisur nga tregu i përbashkët dhe elementë të tjerë të rëndësishëm të BE-së.

Kryeministri Rama e krahasoi situatën e vendeve që synojnë anëtarësimin me një familje europiane që ende ka “fëmijë jashtë shtëpisë”.

“Integrimi gradual është mënyra e vetme për të na futur brenda në BE dhe për ta nisur nga pjesa reale që është tregu u përbashkët dhe elementëve të tjerë të rëndësishëm. BE ka 7 fëmijë jashtë. I kam thënë Ursula Von der Leyen, kur rrisje fëmijët i kishe në shtëpi. Më thonë pse Edi thua që nuk kemi nevojë për veto. Unë i them si Europianë nuk keni nevojë për veto. Do ishte më mirë për Europën dhe për ne. Problemi nuk është Italia. Nuk shoh që Franca të ketë 2/3 e Parlamentit. Imagjinoni të thonë ata mirë se vini Shqipëri apo kushdo tjetër…Veto është pengesë që mund të hiqet. “, tha ai.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh