E martë, 15 Shtator 2026 7 PA 5 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Një tjetër vatër zjarri në qarkun e Vlorës, zjarrfikësit në luftë me flakët, situata paraqitet e rëndë

Ilustrim · Vizion Plus

Një tjetër vatër zjarri është aktive në zonën e Kriporës, në afërsi të fshatit Panaja.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të konsiderueshme, kryesisht me bimësi të ulët dhe shkurre, ndërsa situata vijon të jetë e rënduar.

Në terren ndodhen shërbimet zjarrfikëse, të cilat po punojnë për të vënë nën kontroll flakët dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.

Për momentin, vatra vijon të jetë aktive, ndërsa ndërhyrja e zjarrfikësve në këtë zonë po vazhdon.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh