E martë, 15 Shtator 2026 7 PA 5 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Vendi

Zjarret, ministri Nufi sot nga Himara: Situata nga zjarri është totalisht e menaxhuar

Ilustrim · Vizion Plus

Nga Himara, ku ndoqi përgjatë gjithë kohës situatën e krijuar nga zjarri, Ministri i Mbrojtjes Ermal Nufi, deklaroi se, situata është totalisht e qetë dhe nën kontroll.

Ministri Nufi bëri edhe një bilanc të forcave të angazhuara në operacionin për shuarjen e flakëve, të cilat përfshinë një sipërfaqe të gjerë natën e mbrëmshme.

“Nga Himara një situatë totalisht e qetësuar, një situatë totalisht e menaxhuar. Mbi 170 forca nga Forcat e Armatosura, mbi 300 zjarrfikës, mbi 21 zjarrfikëse kanë qenë në territorin e Himarës. Ndërhyrja nga ajri ka filluar që në orën 6 e gjysmë të mëngjesit”, sqaroi Ministri i Mbrojtjes.

Ministri Nufi vlerësoi edhe punën e palodhur të forcave që punuan gjatë gjithë natës.

“Është bërë një punë e jashtëzakonshme për të menaxhuar situatën e zjarreve. Kanë qenë gjashtë shtëpi, që fatkeqësisht janë përshkuar nga flakët e zjarrit. Nuk ka pasur humbje në jetë njerëzore, nuk ka pasur dëmtime të bizneseve, falë ndërhyrjes dhe përkushtimit të të gjithë efektivëve, qoftë zjarrfikës, qoftë të Forcave të Armatosura, që kanë luftuar përgjatë gjithë natës, deri në qetësimin e situatës sot në mëngjes”, theksoi ministri Nufi.

Operacioni në Himarë vijon, me ndërhyrje të kombinuar nga toka dhe nga ajri.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Ermal Nufi (@ermal.nufi)

/vizionplus.tv

Ana Miha
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh