E martë, 15 Shtator 2026 7 PA 5 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

20 vite diferencë në moshë, 22-vjeçari në lidhje me vajzën e Brigitte Macron: Është dashuri, jo aventurë verore

Ilustrim · Vizion Plus

“Nuk është një aventurë verore. Është dashuri, është serioze dhe kemi plane për të ardhmen”. Me këto fjalë, 22-vjeçari Antoine Leconte, sportist i kitesurf-it  sipërmarrës, përshkruan marrëdhënien e tij me Tifenn Auzier, vajzën 42-vjeçare të zonjës së parë franceze Brigitte Macron.

Në një intervistë për Daily Mail, i riu tha se diferenca prej 20 vitesh në moshë nuk përbën pengesë për çiftin.

“Mosha nuk do të thotë asgjë kur je i dashuruar. Tifenn mund të jetë 20 vite më e madhe se unë, por është argëtuese, emocionuese dhe plot gëzim për jetën”, u shpreh ai.

Leconte tregoi se në fillim nuk e dinte identitetin e gruas që kishte përballë. Sipas tij, Tifenn kishte shkuar për disa mësime surfimi në Le Touquet, ku ai ushtron aktivitetin e tij profesional.

“Ajo erdhi për disa mësime në fillim të verës. Më pas u takuam në një festë ku isha i ftuar. Nuk e kisha idenë se ishte vajza e Brigitte Macron. E mësova më vonë”, tregoi 22-vjeçari.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by @antoine.lcmte

Ai theksoi se lidhja nuk është ndikuar nga fakti që partnerja e tij është vajza e një prej figurave më të njohura politike të Francës.

“Nuk më ndikon, sepse ajo që ka rëndësi është se shkojmë mirë dhe e bëjmë njëri-tjetrin të lumtur”, tha ai.

Pas publikimit të lidhjes, çifti ka marrë vëmendje të madhe mediatike. Megjithatë, Leconte tha se kjo nuk ka ndryshuar asgjë në marrëdhënien e tyre.

“Është diçka serioze. Nuk është një lidhje verore. Kemi shumë plane së bashku”, deklaroi ai.

22-vjeçari zbuloi se çifti po mendon edhe për projekte të përbashkëta profesionale. Tifenn është avokate, ndërsa ai synon të zgjerojë fabrikën e tij në Sri Lanka.

“Do të udhëtojmë së bashku dhe shpresoj që biznesi im të bëhet edhe më i fuqishëm”, tha Leconte.

Ai shtoi se prindërit e tij janë në dijeni të lidhjes dhe e mbështesin atë, ndërsa nuk shqetësohet nga vëmendja që ka marrë partnerja e tij e re.

“Qëndrojmë shumë, qeshim së bashku, ndihmojmë njëri-tjetrin dhe shijojmë kohën që kalojmë bashkë”, u shpreh ai.

I pyetur se çfarë e ka tërhequr më shumë tek Tifenn, 22-vjeçari preferoi të mos jepte detaje.

“Po më kërkoni shumë. Nuk mund t’ju tregoj gjithçka për ne, por mund t’ju them se jemi të lumtur dhe të dashuruar”, përfundoi ai.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh