E martë, 15 Shtator 2026 7 PA 5 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Itali/ Shqiptari kapet me 41 kg drogë, e kishte fshehur në kompresor

Ilustrim · Vizion Plus

Policia italiane ka arrestuar një shtetas shqiptar 39 vjeç, i dyshuar për trafikim të lëndëve narkotike, pasi në furgonin që drejtonte u zbuluan 41 kilogramë hashash dhe marijuanë.

Policia ndaloi furgonin dhe gjatë kontrollit të bagazhit zbuloi një kompresor të përmasave të mëdha, të importuar nga jashtë vendit. Brenda pajisjes ishte fshehur lënda narkotike e cila më pas u sekuestrua.

Drejtuesi i furgonit, 39-vjeçari shqiptar, u arrestua dhe u dërgua në burgun Madonna del Freddo, nën akuzën e shpërndarjes së lëndëve narkotike.

Në automjet ndodhej edhe një shtetas tjetër shqiptar, 38 vjeç, i cili ishte ulur në sediljen e pasagjerit. Ai u la i lirë me urdhër të prokurorit. Hetimet për rastin vijojnë.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh