E martë, 15 Shtator 2026 7 PA 5 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Bota

Witkoff dhe Kushner do të takohen me të dërguarin e Putinit gjatë vizitës në Moskë

Ilustrim · Vizion Plus

I dërguari special i presidentit rus Vladimir Putin, Kirill Dmitriev, pritet të takohet me të dërguarit specialë amerikanë Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët kanë mbërritur sot në Moskë.

Sipas Reuters, takimi mes zyrtarëve pritet të zhvillohet gjatë vizitës së Witkoff dhe Kushner në kryeqytetin rus.

Kirill Dmitriev kishte deklaruar për Reuters në qershor se kishte ruajtur komunikimin me negociatorët amerikanë edhe gjatë periudhës kur vizitat e tyre në Rusi ishin ndërprerë.

Ai kishte marrë pjesë gjithashtu në takimet e mëparshme të negociatorëve amerikanë me presidentin Vladimir Putin.

Dmitriev kishte pasur një rol në negociatat për pezullimin e zbatimit të sanksioneve amerikane ndaj naftës ruse në fillim të këtij viti.

Vizita e të dërguarve amerikanë në Moskë vjen në kuadër të kontakteve diplomatike mes Shteteve të Bashkuara dhe Rusisë.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh