E martë, 15 Shtator 2026 7 PA 5 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Sport

Interi vjen i fortë përballë Napolit, por statistikat paralajmërojnë një betejë të fortë

Ilustrim · Vizion Plus

“San Siro” bëhet sot në orën 18:00 arena e një prej ndeshjeve më të mëdha të fillimit të sezonit në Itali. Interi pret Napolin, në një duel që premton spektakël dhe që mund të ketë rëndësi të madhe në garën për kreun e kampionatit.

Interi e ka nisur sezonin në mënyrë perfekte. Zikaltrit kanë fituar të dyja ndeshjet e para: 4-1 ndaj Monzës në shtëpi dhe 1-0 ndaj Cagliarit në transfertë.

Me 6 pikë, skuadra e Cristian Chivu, vjen me moral të lartë në supersfidën e sotme.

Në kampin tjetër, Napoli e nisi kampionatin me një fitore të rëndësishme 2-0 ndaj Genoas, por në javën e dytë pësoi një humbje surprizuese në shtëpi, 1-2 ndaj Comos. Rasmus Hojlund shënoi golin e vetëm të napoletanëve në atë takim.

STATISTIKAT NË 2 NDESHJET E FUNDIT

Interi
Inter 4-1 Monza

Cagliari 0-1 Inter

Në total në kampionat: 2 fitore, 5 gola të shënuar dhe vetëm 1 i pësuar.

Napoli:

Genoa 0-2 Napoli

Napoli 1-2 Como

Në total në kampionat: 1 fitore, 1 humbje, 3 gola të shënuar dhe 2 të pësuar.

Napoli nuk ka humbur në pesë përballjet e fundit me Interin në Serie A, me 1 fitore dhe 4 barazime. Në “San Siro”, Interi është i pamposhtur në 9 ndeshjet e fundit të kampionatit ndaj Napolit, me 5 fitore dhe 4 barazime. Fitorja e fundit e napoletanëve në Milano në “Serinë A” daton në prill 2017.

Xhuljana Zhuleku
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh