E martë, 15 Shtator 2026 7 PA 5 deri në 09:00 Në vijim ora 09:00: Mes'dritë Reklamo Kontakt Karriera
Vizion Plus
Kronikë

Nën vëzhgim nga Antidroga prej 2 javësh, si ra në pranga 20 vjeçari që porositi drogë në SHBA, teknika që përdorte me kartat e ID të humbura

Ilustrim · Vizion Plus

Nga Esido Barkaj

Një tjetër operacion është finalizuar nga Antidroga e Tiranës ku është goditur një tjetër rast i trafikimit të lëndëve narkotike të nisura nga SHBA-të drejt vendit tonë.

Dorian Sinani, 20-vjeç është prangosur nga blutë e Tiranës si autori i dyshuar që ka porositur afro 5 kg kanabis me përqindje të lartë THC nga Amerika drejt Shqipërisë, drogë që më pas i riu do ta shiste në doza më të vogla.

Porosija e nisur nga kontinenti i largërt ishte ndarë në 8 pako në total.

Burime bëjnë me dije se Antidroga e Tiranës prej më shumë se 2 javësh e ka mbajtur nën vëzhgim të gjitha lëvizjet e Dorian Sinanit, autor i dyshuar për porositjen e kanabist me përqindje të lartë THC nga SHBA.

Mësohet se i riu ka marrë në një faqe në rrjetet sociale që denoncojnë karta e identitetit të humbura një nr ID të një qytetari tjetër dhe e kishte shënuar te porositja pakos me më shumë se 4 kg kanabis të porositur në SHBA. Madje dhe numrin e celularit kishte shënuar të një personi tjetër që nuk kanë lidhje me porositjen e drogës. Sinani është munduar që të përdorë të dhëna të rreme me qëllim që të mos identifikohej nga autoritet.

Lënda narkotike kishte si destinacion për tu dorëzuar në Shkodër. 20-vjeçari është paraqitur para pak ditësh te posta në Shkodër, por nuk e ka bërë tërheqjen e pakos, pasi ka patur frikë.

Kanë qenë kamerat e sigurisë që kanë fiksuar lëvizjet e të riut prej disa ditësh që afrohej te pika e postës deri në momentin që Antidroga ka ndërhyrë për ta arrestuar. Në Shkodër kishte shkuar me taksi dhe përmes gjurmimit të taksisë është lokalizuar dhe banesa e tij në Bathore. Në fillimi i riu e pranoi se është autori i porositjes së drogës, por më pas në dëshmi e mohoi. I riu njihet si përdorues i lëndëve narkotike. Droga e porositur kapte vlerën gati 20 mijë euro në total në treg.

Redaksia Web
Gazetar/e · Vizion Plus · Redaksia e Vizion Plus.
Të gjithë artikujt

Vazhdo të lexosh