Pse gjithë e kjo nguti e Kurtit për institucione para verdiktit në Hagë?

A po i ngutet dikujt qe t'i krijojë formë para një pas vendimit në Hagë? A po i ngutet dikujt që t'i krijojë strukturën para mbledhjes së OKB'së, apo pas saj?
Shkruan: Ylber Hysa
Serish kalendari po bëhet temë e nxehtë në Kosovë. Dhe jo vetëm shkaku i motit!
A qëndron seanca për zgjedhjen e presidentit këtë javë? Një shkelje të afateve kushtetuese? Nëse është kaq shumë, atëherë pse nuk po u prit edhe një javë e ca ditë për verdiktin e Dhomave të Specializuara në Hagë?
Me 12 shtator mbahet protesta përkrahëse për liderët e UÇK-së.
E nga 8 -20 shtator mbahet seanca e rëndësishme vjetor e OKB'së në New York, ku këtë herë do të shkojë edhe Albin Kurti për të lëvizur Kosovën.
Nju Jorku në ato ditë është një pazar i madh që mund të takosh e dëgjosh turli llafin. Apo edhe të bësh edhe premtime e pazare. Sidomos nëse jeni i izoluar ai sanksionuar.
A po i ngutet dikujt që t'i krijojë strukturën para mbledhjes së OKB'së, apo pas saj?
A po i ngutet dikujt qe t'i krijojë formë para një pas vendimit në Hagë?
Sido që të jetë perceptuar rëndësia e kalendarit nga dikush, për Kosovën mbetet vetëm një datë e rëndësishme pas 17 shkurtit- data 16 shtator!
Prandaj….











