75 Mall Live Search
17:29 / E Shtunë, 05 Shtator 2026 / AR

Kosovarët protagonistë në Hoffenheim-Dortmund, njëri për mirë e tjetri për keq

Borussia Dortmundi ka triumfuar me përmbysje ndaj Hoffenheimit, në një ndeshje spektakolare që përfundoi me rezultat 2-3.

Në këtë duel protagonistë ishin edhe dy futbollistët kosovarë, Leon Avdullahu dhe Albian Hajdari, të cilët e nisën ndeshjen nga minuta e parë për skuadrën vendase.

Avdullahu ishte protagonist për mirë, pasi shënoi golin e parë të ndeshjes në minutën e 45-të, duke i dhënë avantazhin Hoffenheimit.

Në anën tjetër, Hajdari pati një moment për t’u harruar, pasi shënoi autogol, duke i dhënë Dortmundit golin e tretë dhe avantazhin 2-3.

Me këtë fitore, Dortmundi pas dy javësh grumbullon gjashtë pikë, ndërsa Hoffenheimi mbetet pa pikë. /IndeksOnline/