Shpërthim në një bazë ushtarake në Bolivi, të paktën 2 të vdekur dhe 14 të zhdukur

Të paktën dy persona kanë humbur jetën dhe dhjetëra të tjerë janë lënduar të premten pas një shpërthimi në një kazermë ushtarake në komunën Viacha të Bolivisë, rreth 30 kilometra nga La Paz, bëri të ditur ministri i Mbrojtjes, Ernesto Justiniano.

Ministria e Mbrojtjes njoftoi se 14 persona rezultojnë të zhdukur, shkruan Reuters, transmeton Dukagjini.

Shpërthimi ndodhi rreth orës 14:30 me kohën lokale, në një zonë që përdorej për ruajtjen e materialeve piroteknike, thanë autoritetet.

Shkaku i shpërthimit ende nuk është përcaktuar, ndërsa zyrtarët thanë se shpërthimi dyshohet se ka nisur në depon e fishekzjarrëve të Ministrisë së Mbrojtjes.

Më herët, drejtoresha e Shëndetësisë në Viacha, Rita Nebraska, deklaroi për televizionin lokal se besohej se 10 deri në 15 persona kishin vdekur, ndërsa 62 persona ishin lënduar. Ajo tha se 14 nga të plagosurit u transferuan në spitalet e La Pazit, përfshirë një vajzë me djegie të shkallës së tretë.

Policia tha se më shumë se 50 persona u lënduan dhe se dhjetëra shtëpi u dëmtuan, kryesisht nga thyerja e xhamave si pasojë e fuqisë së shpërthimit.

Ambulanca, ekipe mjekësore dhe forca policore u dërguan në kompleksin ushtarak për të vlerësuar dëmet dhe për të evakuuar të plagosurit drejt qendrave shëndetësore.

Nebraska tha se zjarrfikësit kishin paralajmëruar se në zonën e shpërthimit ende kishte një burim nxehtësie, duke rritur rrezikun për një tjetër shpërthim. Ajo u bëri thirrje banorëve të qëndrojnë të paktën 150 metra larg vendngjarjes.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika