Kurti në përvjetorin e vdekjes së Nënës Terezë: Ishte grua e madhe, ajo u shndërrua në urë jo në mur - Gazeta Express
string(98) "kurti-ne-pervjetorin-e-vdekjes-se-nenes-tereze-ishte-grua-e-madhe-ajo-u-shnderrua-ne-ure-jo-ne-mur"

Lajme

Gazeta Express

05/09/2026 18:59

Kurti në përvjetorin e vdekjes së Nënës Terezë: Ishte grua e madhe, ajo u shndërrua në urë jo në mur

Lajme

Gazeta Express

05/09/2026 18:59

Kryeministri në detyrë, Albin Kurti, ka njoftuar se është promovuar vepra “Udha misionare e Gonxhe Bojaxhiut drejt Nënë Terezës universale”, për Nënën Terezë.

Kurti në përvjetorin e vdekjes së Shën Nënës Tereza, ka shtuar edhe se ajo ishte një grua e madhe e dalë nga një komb relativisht i vogël, që ia kushtoi jetën njerëzimit dhe u bë simbol universal i humanizmit, dhe se, edhe tri dekada pas vdekjes së saj, ende ka gjëra për të mësuar nga jeta e saj.

Postimi:

Edhe tri dekada pas vdekjes së saj, ende gjejmë gjëra për të mësuar nga jeta e Nënë Terezës për njerëzoren e për dashurinë, për paqen e për bamirësinë.

Në 29 vjetorin e ndarjes nga jeta dhe vjetorin e shenjtërimit nga Papa Françesku të Gonxhe Bojaxhiut promovuam veprën “Udha misionare e Gonxhe Bojaxhiut drejt Nënë Terezës universale”, të autorëve Skënder Asani dhe Albert Ramaj.

Shën Nënë Tereza ishte një grua e madhe e dalë nga një komb relativisht i vogël, që ia kushtoi jetën njerëzimit dhe u bë simbol universal i humanizmit, solidaritetit dhe dashurisë për tjetrin.

Kjo vepër sjell dëshmi, dokumente, letra e fotografi që ndriçojnë rrugëtimin e Gonxhës nga familja shqiptare në Shkup, me prindër nga Prizreni e Gjakova, deri te Nënë Tereza universale. Siç e kam theksuar edhe në parathënie: ajo u shndërrua në urë, jo në mur.

Faleminderit autorëve për këtë kontribut të çmuar, që pasuron kujtesën dhe dokumentimin e jetës së një prej figurave më të ndritura që i ka dhuruar shqiptaria botës.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
✕