Pas vendimit të Lionel Messit për t’i dhënë fund karrierës me Kombëtaren e Argjentinës, një prej mesazheve më emocionuese për yllin argjentinas ka ardhur nga bashkëshortja e tij, Antonela Roccuzzo.
Pak pasi Messi publikoi një video që përmbledh më shumë se dy dekada të tijat me fanellën e Argjentinës, Antonela reagoi në rrjetet sociale, duke kujtuar jo vetëm sukseset, por edhe momentet e vështira që shoqëruan rrugëtimin e tij.
Videoja e publikuar nga Messi përmban momente të ndryshme nga karriera e tij me Kombëtaren, të shoqëruara me këngën “Brindis” të këngëtares argjentinase Soledad Pastorutti.
Në reagimin e parë, Antonela shkroi:
“Jam kaq krenare që kam qenë pranë teje në këtë rrugëtim dhe të kam parë të realizosh të gjitha ëndrrat e tua. Ti e meritoje këtë histori dhe shumë më tepër. Të duam pafundësisht.”
Më pas, ajo i kushtoi Messit një mesazh më të gjatë, duke sjellë në vëmendje vitet e sakrificave, zhgënjimeve dhe rikthimeve.
“Çfarë krenarie të të shoh duke e mbyllur këtë etapë kështu. Kanë qenë kaq shumë vite, kaq shumë momente, kaq shumë gëzime, por edhe kaq shumë goditje. Të pashë të vuaje, të rrëzoheshe dhe të ngriheshe sërish. Të pashë të vazhdoje edhe kur gjërat nuk shkonin mirë dhe të provoje përsëri, gjithmonë”, shkroi ajo.
Antonela veçoi edhe rolin që kjo histori ka pasur për tre fëmijët e çiftit, të cilët janë rritur duke parë nga afër karrierën e të atit.
“Dhe më pas patën mundësinë të ishin aty për të të parë të arrije gjithçka dhe të ngrije Kupën e Botës”, vijoi ajo.
Sipas Antonelës, ndoshta një ditë fëmijët do ta kuptojnë plotësisht peshën e asaj që ka arritur babai i tyre. Sot, megjithatë, ata thjesht e shohin atë si babain për të cilin janë krenarë.
Në fund të mesazhit, Antonela iu rikthye ndjenjës së saj personale për gjithë këtë rrugëtim:
“Dhe unë jam krenare për ty. Për rrugëtimin tënd, për gjithçka që ke kapërcyer dhe, mbi të gjitha, për personin që qëndroi pas secilit prej këtyre momenteve. Çfarë privilegji të kem jetuar gjithçka këtë në krahun tënd. Të duam pafundësisht.”
Leje ma se na shkrive ne bythe
Lani o rrote kari haje buken me djathe dhe nje kokerr qep kaq eshte jeta per ty apo harrova dhe nje teke cte duhet ty Messi? Koqe kandari kur ske dy gram mos komento gjera qe te duken e nje bote tjeter rri ne ate pellgun e hales tende .
Epo si nuk ndalojnë budallenjt duke komentuar gjërat që as ju japin bukë, as ja heqin bukë? Po ik o Lani bën ndonjë punë se po të shëmbet çatia dhe ti në celular si gratë e lagjes, nga ciliminjtë qe ke në shtëpi si nuk të vjen turp? Mua më vjen keq sinqerisht!
Nje pergjigje perfekte . Them a do ta kuptoj pergjigjen qe mori ???
O zot ca pergjigje qe i dhe .
Beni mire te Mos merreni me njeri tjetrin por me temen kryesore.Ashtu e me ndon ai.Messi nga nje lojtar i shkelqyer e mbylli karieren ne menuren me spektakolare negative