Sondazhi për kthimin e Princit Harry dhe Meghan në Britani, rreth 33% e popullsisë nuk pranojnë dyshen si pjesë të monarkisë

1 Shtator 2026, 16:57Lifestyle TEMA
Sondazhi për kthimin e Princit Harry dhe Meghan në Britani, rreth 33%

Pas rikthimit të Princit Harry dhe Meghan Markle në Mbretërinë e Bashkuar kanë filluar edhe tensionet brenda familjes mbretërore britanike.

Kthimi i tyre ka shkaktuar reagime të ndryshme në opinionin britanik. Sipas një sondazhi të YouGov, 33% e britanikëve nuk e miratojnë kthimin e dyshes së Sussex, 21% e mbështesin, ndërsa 45% janë të lëkundur. Sondazhi u zhvillua më 20 gusht, me pjesëmarrjen e 5,810 të rriturve britanikë. 

Meqë Duka dhe Dukesha e Sussex nuk janë më anëtarë aktivë të familjes mbretërore pas tërheqjes së tyre nga detyrat zyrtare në vitin 2020, nuk pritet që atyre t’u jepet një rezidencë mbretërore apo të kryejnë detyra publike.

Pavarësisht takimeve me të atin Mbretin Charles III dhe vëllain Princin William marrëdhëniet mes tyre konsiderohen ende të tensionuara edhe pse kthimi i tyre mund të shërbente si një moment ribashkimi për familjen.

 

3 Komente

  1. F
    Flora

    I don't agree for them to get involved on duties of Royal

    Përgjigjjuni
    1. A
      Anais

      Keep Camilla

      Përgjigjjuni
      1. A
        Angjelina

        Jam dakort qe te kthehet ne vendin e vet familjarisht dhe te bashkohet me familjen mbreterore Harmonia familjare mbi te gjitha

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje