VIDEO/ Tabaku: Kush e bën vetë pazarin e di sa të larta janë çmimet; shqiptarët nuk duan “Besë”, por ndryshim

1 Shtator 2026, 16:55Politika TEMA
VIDEO/ Tabaku: Kush e bën vetë pazarin e di sa të larta janë

Deputetja e Partisë Demokratike, Jorida Tabaku, ka reaguar ndaj propozimeve të kryeministrit Edi Rama për përballimin e kostos së lartë të jetesës, duke theksuar se qytetarët që bëjnë vetë pazarin e ndiejnë çdo ditë rritjen e çmimeve.

Tabaku, e cila prej kohësh ka denoncuar shtrenjtimin e jetesës dhe vështirësitë ekonomike të familjeve shqiptare, deklaroi se situata nuk zgjidhet me premtime apo nisma propagandistike, por kërkon masa konkrete.

“Kush e bën vetë pazarin e di shumë mirë situatën dhe arsyen përse jemi këtu. Kush çon produktet në tryezën e familjes e di se çmimet në Shqipëri janë më të larta. Kushdo që blen produktet e shkollës e sheh sa të vështirë e ka të përmbushë nevojat, kërkesat dhe dëshirat e fëmijëve”, u shpreh Tabaku.

Sipas deputetes demokrate, pagat në Shqipëri janë vetëm 43 për qind e mesatares europiane, ndërsa çmimet janë rritur pesë herë më shumë se në vendet e rajonit dhe se mesatarja e Bashkimit Europian.

“Qeveria, në vend që të marrë masa të qarta, premton se do të lidhë ‘Besën’. E vetmja besë që ata kanë lidhur është me këtë sistem, me këto kosto të larta dhe me korrupsionin”, theksoi ajo.

Tabaku renditi si shkaqe kryesore të çmimeve të larta taksat, mungesën e konkurrencës dhe të kontrollit përgjatë zinxhirit të shpërndarjes, ekonominë informale dhe qarkullimin e parasë së zezë. Sipas saj, këta faktorë e kanë bërë gjithnjë e më të vështirë që bizneset shqiptare të prodhojnë, të eksportojnë dhe të konkurrojnë në treg.

“E vetmja besë që ata kanë lidhur është ajo për të mbajtur çmimet e larta dhe për të ruajtur këtë sistem”, deklaroi Tabaku.

Në përfundim, deputetja e PD-së theksoi se kërkesa e qytetarëve shqiptarë është e qartë dhe nuk lidhet me premtimet e qeverisë.

“Besa e shqiptarëve është tjetër. Ata kërkojnë ndryshimin e kësaj qeverie. Shqiptarët duan ndryshim. Asnjë besë tjetër, vetëm ndryshim”, përfundoi Tabaku.

12 Komente

  1. J
    Jari N

    Ju o Tabakeee je Nepërkë me dy Koka ku me njërën ha Lulin e me tjetrën do hashë Sali Non Grada !

    Përgjigjjuni
    1. E
      Eh, ç'na gjeti! Opo lere..

      Eh, mër Rama ça na bone!! Po na rrite çmimet mër Rama! Po na ke mërzitë Balonë Tabaken mër Rama! Po si na e punove kshu mër Rama! Pj në e bojmë grunin vetë më Rama! Po fushat e Tabakes prodhojnë grune me tonelata mër Rama. Pse e ke rrite çmimin e bukës dhe domateve? Çohem mnjes per mnjes ene shkoj tek Kryeministria me pa listen e çmimeve. Ka ulje apo ka ngritje. Unë shoh listen e çmimeve, kurse Tabakja shikoni kursin e kembimit. Me vjen shumë gjynah per Tabaken. Nuk ka lekë. Ka vetem euro dhe dollarë. Çfare fatkeqesive!! Nuk e di se si ja del muajit me aq lekë sa ka. Ama keshtu, është vajze besnike. Ja ka treguar Saliu se si ulem çmimet, por ajo nuk e tregon. Është sekret. Joooooo, SE na Devon Rama pastaj.

      Përgjigjjuni
      1. A
        Adriatik

        Dakort per ndryshimin.Jane zgjedhjet e pushtetit vendor ne 27 momenti per ndryshim,ne 29 zgjedhjet e pergj.mereni mazhorancen dhe ulni çmimet,rrisni rrogat.

        Përgjigjjuni
        1. s
          sofi

          E kishe pare si ka qene jeta e shqiptareve ne kohen e Saliut shoqja Tabaku .C"fletoje njecik librin e historise , pastaj me ankesat ne maje te gjuhes.

          Përgjigjjuni
          1. l
            lavderim

            Kjo torrollacke, qe e mban veten per eksperte dhe te zgjuar, thote se cmimet e lart jane per shkak te mungeses, verbatim: "kontrollit përgjatë zinxhirit të shpërndarjes". Cfare do te thote? Mos valle kjo pseudo e djathte do qe qeveria te kontrolloi shperndarjen? Ne fakt kjo qeveri kontrollon cdo gje duuke perfshiore shperndarjen si psh bordi per benzinen/naften

            Përgjigjjuni
            1. T
              Tironsi i Vjetër

              Kjo Tabaçka, është një kopje e kryekriminelit të kombit tonë, Sali Shpellar Berisha. Ka të njejtin personalitet, të degjeneruar dhe të turpëruar, tamam si Berisha. Të dy gënjejnë, shpifin, mashtrojnë dhe, nxisin urrejtjen në popull. Të dy këta dhe të tjerë në PD, mendojnë se, me shpifjet dhe gënjeshtrat kundër Atdheut dhe kombit tonë, para autoriteteve të Euro-amerikës, do të fitojnë konsideratën e madhe tek miqtë e Shqipërisë. Deri këtu shkon injoranca e tyre. Janë aq të poshtër sa, është e vështirë të kuptohet se, cili është burimi i njorancës dhe poshtërsisë së tyre. Ndoshta është urrejtja nda Atdheut dhe kombit tonë, ndoshta janë vërtetë aq të marrë sa, poshtërsinë e mendojnë mjet suksesi..

              Përgjigjjuni
              1. E
                E verteta

                O debile negle si llapaqene duke bere blla blla blla.

                Përgjigjjuni
                1. T
                  Tabaku = Si nuk duhet te duket asnje shqiptare

                  Pse ben pazar kjo zomie e Saliut qe qelbet era kerme? Siku zombit nuk marrin fryme dhe hane vetem mish te kalbur, ose mish njeriu te fresket. Asnje nga keto mallra qe ha Tabaku dhe lloji i saj ne PD nuk shiten ne pazaret tona.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Al Capone

                    Kjo do dhe ndryshim Qeverie....ne 2050 ndoshta...

                    Përgjigjjuni
                    1. T
                      Tekniku

                      Aman mor kjo shurra kur do ta mbylle Halene.Turpi I Tirones dhe fisit te saj

                      Përgjigjjuni
                      1. A
                        Aron

                        Doli sharabajga te sherbej mutin e radhes.

                        Përgjigjjuni
                        1. T
                          Tabakaja

                          Kjo me siguri paguan per tu reklamuar , perndryshe nuk shpjegohet qe te nxjer nga goja se ci vin nga bytha …karlliqe , populizem te rendomte , dhe pallavra , mos ja vini veshin eshte debile e lindur …

                          Përgjigjjuni

                          Lini një Përgjigje