Për Bedri Hamzën, nëse Bekim Sejdiu zgjidhet vërtet në krye të vendit, ai duhet ta ushtrojë rolin e një presidenti unifikues.
Por kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës pohon se në fakt, hapat e parë të kandidatit konsensual të Vetëvendosjes dhe LDK-së, nuk janë shumë premtuese. Hamza edhe një herë përsëriti qëndrimin e forcës së tij politike se nuk e voton një figurë të propozuar nga dy partitë në fjalë.
Bedri Hamza, kryetar i PDK-së deklaroi “Nuk ka ndryshim të qëndrimit. Qëndrimi i PDK-së është i qartë. Nuk jemi pjesë e marrëveshjes dhe nuk e votojmë zotërinë Sejdiu për president”.
Ai theksoi se deri tani nuk ka pasur asnjë komunikim apo takim mes kandidatit Sejdiu dhe PDK-së për të kërkuar mbështetjen e kësaj partie.
“Asnjë komunikim. Asnjë diskutim nuk ka. Ai, nëse zgjidhet, duhet të luajë rolin e presidentit unifikues. Fillimet nuk janë të mira”, shton ai.
I pyetur nëse do të pranonte një takim me kandidatin e propozuar nga LVV-ja dhe LDK-ja, me qëllim që të merrte garanci se do të jetë një president që frymëzon bashkim, Hamza tha se tashmë është tepër vonë. Lëvizja Vetëvendosje dhe Lidhja Demokratike e Kosovës u pajtuan një ditë më parë për emrin e Bekim Sejdiut si kandidat për president konsensual, por disa figura të LDK-së, përfshirë ish-kryeministrin Avdullah Hoti, u shprehën kundër kandidaturës së tij.
Mbasi e ka pelqyer zoti Kurti me siguri do te jet perqares dhe do ta qoj Kosoven nen Serbi. Por ma e keqja do te jet sundimi i ligjit, do te shkelet gjaku i deshmorve.
Dhezni ju qirinje per kthimin e Taçit, ose qitne naj karrige te dera.
Jeni ka protestoni per krijimin e instutucioneve,ato po krijohen me marveshtjen VV-LDK,keni shansin ti tregoni popullit dhe Kosoves se jeni serioz dhe nuk e keni pasur manipulim,veprimet e juja nuk jane te besushme ne popull.
Ky Bedri Hamza pret baben , kriminelet , vrasesit , rrembyesit dhe Hajdutet me te medhenj te botes HASHIM Thacin
Ky Bedri Hamza pret baben , kriminelet , vrasesit , rrembyesit dhe Hajdutet me te medhenj te botes HASHIM Thacin
Kush tka thane ty o maqo vuçkoviqi,tata yt vuqiqi apo baba kurrci vllau i vuqiqit apo ndoshta skellzen gasi me llugiqin, po magari qe ishe more bir veq brinat mangut se ti han bar 100%.