Ngërç për drejtimin e Policisë së Beratit, pritet emërimi i ri

1 Shtator 2026, 11:10Kronika TEMA
Ngërç për drejtimin e Policisë së Beratit, pritet

Qarku i Beratit vijon të mbetet pa një drejtues të emëruar të Policisë, pas transferimit të Luigj Vathit në detyrën e drejtorit të Kufirit në Korçë.

Burime bëjnë me dije se për drejtimin e Policisë së Beratit i është propozuar posti Gjovalin Lokës, por ky i fundit nuk ka pranuar të marrë detyrën.

Sipas burimeve, situata pritet të marrë një zgjidhje gjatë ditës së sotme, ndërsa nuk përjashtohet mundësia e emërimit të një drejtuesi të ri për Policinë e Beratit.

Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Hita, pritet të ndërmarrë disa ndryshime në strukturat drejtuese të policisë. Burime bëjnë me dije se pas Elbasanit pritet të ketë lëvizje në të paktën katër qarqe.  

Lini një Përgjigje