Skema e pensioneve arrin rekord kontributesh - 7-mujori: Mbi 1.3 miliardë euro nga të punësuarit në vend

1 Shtator 2026, 14:10Ekonomia TEMA
Skema e pensioneve arrin rekord kontributesh - 7-mujori: Mbi 1.3 miliardë

Në 7 muaj, mbi 1.2 miliardë euro janë derdhur në arkën e shtetit nga të punësuarit në sektorin privat dhe publik,  si kontribut për skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.


Të dhënat zyrtare nga Ministria e Financave, tregojnë se për periudhën Janar-Korrik 2026, janë arkëtuar 117.5 miliardë lekë apo 13.9 miliardë lekë më shumë se e njëjta periudhë e një viti më parë. E shprehur në përqindje, rritja e të ardhurave regjistrohet në 13.4%.

Nga ana tjetër kjo shifër është rekord në dekadën e fundit, duke u rritur me 146% në raport me vitin 2016, ku të ardhurat nga kontributet ishin në masën 45.4 miliardë lekë.

Ndërsa vetëm në muajin Korrik 2026  janë 18.4 miliardë lekë të mbledhura apo 2.2 miliardë lekë më shumë.

Në këtë performancë kanë ndikuar disa faktorë, të lidhur si me rritjen e pagave, ashtu edhe me formalizimin e tregut të punës. Një ndër elementët kryesorë është rritja e pagave në sektorin publik dhe privat, e cila ka çuar pagën mesatare në vend pranë nivelit të 1 mijë eurove në muaj dhe, për rrjedhojë, ka rritur edhe masën e kontributeve të derdhura për çdo punonjës.

Një rol të rëndësishëm ka luajtur edhe lufta kundër informalitetit, veçanërisht kontrollet dhe masat ndaj nëndeklarimit të pagave. Formalizimi i pagave dhe rritja e shumave të deklaruara kanë sjellë automatikisht edhe më shumë të ardhura në skemën e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Në të njëjtën linjë kanë ndikuar edhe pagat referencë të aplikuara gjatë këtij viti në sektorë të caktuar, përfshirë turizmin, ndërtimin dhe mjekësinë. Këto masa kanë synuar përafrimin e pagave të deklaruara me nivelet reale të tregut, duke gjeneruar një efekt të drejtpërdrejtë në rritjen e kontributeve.

Një tjetër element është rritja e pagës minimale në 50 mijë lekë në muaj, që prej janarit 2026. Rritja e bazës minimale të pagës ka ndikuar në rritjen e detyrimit për kontributet e sigurimeve shoqërore dhe shëndetësore.

Në performancën e të ardhurave ndikim ka erdhe zgjerimi i aktivitetit të biznesit, përmes rritjes së numrit të subjekteve të reja, si dhe përmirësimi i administrimit tatimor. Kombinimi i këtyre faktorëve ka sjellë një zgjerim të bazës së kontribuuesve dhe një mbledhje më efikase të detyrimeve, duke kompensuar pjesërisht edhe efektet e mungesës së fuqisë punëtore në treg.

Aktualisht, pagesa minimale mujore për sigurimet shoqërore dhe shëndetësore për një individ është rreth 13,950 lekë.

13 Komente

  1. s
    sapa

    Ka njerez qe paguajne vite te tera dhe asnje organ shteteror nuk i njofton se per cfare paguajne dhe sa kohe do paguajne megjithese vitet i kane plotesuar me kohe per pensjon.Kriminele shteterore.Kush do tja dije ne kete vend PA SHTET??

    Përgjigjjuni
    1. N
      Noc Rroku nga zvarrë Noci

      Banka më e mbrojtur , nga shteti ,për të vjedhë Shqiptarët....të paguash sigurime 45-50 vjet...dhe të mos marrësh lek as për ilaçet dhe doktorët....kjo është issh.

      Përgjigjjuni
      1. g
        gjergji

        Sapa: je i vetmi qe tregon realitetin e zymte.Tregon qarte e pa hile se sa budallej e injoranta jane shqiptaret.Fatkeqesisht ke te drejte.Kur njerezit nuk kujdesen per vehten e tyre perse duhet te kujdesen te tjeret per ate.

        Përgjigjjuni
      2. H
        Hale qeveri

        Po? Dhe sinperkthehet kjo nenpensionin tim? Apo mjafton indeksimi 2.7%? Qeveribhale, mendon vetem per xhepat e xhepisteve

        Përgjigjjuni
        1. P
          Pensionisti.

          Duhet që të formalizohet tregu i punës. Ka shumë punonjës që punojnë në te zezë;kudo,në të gjithë sektorët dhe çdo bashki,askush nuk i ndjek. Vetëm formalizimi i punonjësve dhe i pagave të tyre do të sjellë një përfitim kolosal për sot dhe për nesër. Kjo i takon qeverisë vendore e qendrore,t’u tërheqin vëmendjen punonjësve që duhet të merren me këte punë!

          Përgjigjjuni
          1. Z
            Zihni cinaj

            Duhet reforme Jo me urdhera por me grupe pune me specialists me telling mire per te gjtha fushat mbasi ligjii aktual nuk Ka asnje element sociale A Jane te njohur te gjithe qe 1 polic I thjeshte tani QE del ne pension merr 700 mine leke te vjetra pension ora rreth 2 fish e nje specilisti QE Ka dale ne pension para v 2014 I Ben kete studim Kryeministri une Jo Jo dhe vetem Jo ky eshte nje skandal

            Përgjigjjuni
            1. g
              gjergji

              Zihni: ne te gjithe boten si edhe ne Shqiperi pensioni i yt eshte krejtesisht i percaktuar.Ne se ke punuar 35 vite pune dhe i ke te evidentuara dhe ke paguar per pensionin (te gjitha te dokumentuara) te takon 70% te pageses mujore.

              Përgjigjjuni
            2. S
              Sanije Baxhuku

              Po ata persona qe kane dale ne pension pse ju mbahen sigurime? Pse nuk perfitojne asnje lloj shtese, pamvaresisht se vazhdojne te paguajne dhe vazhdojne te punojne? Gjasme profesione te lira dhe ju mban kontribute sikur jane ne moshen e rinise. Bravo qeveria bravo. Jeni shume te zotet dhe fitimtare. Gezojuni me sigurimet e pensionisteve we vazhdojne punen pa asnje perfitim nga shteti.

              Përgjigjjuni
              1. A
                Askushi

                Mashtruesa edhe ju te kesaj gaxete

                Përgjigjjuni
                1. H
                  Hysni

                  Shumë pozitive që rriten të ardhurat nga kontributet, por çështja është si reflektohen në nivelin e pensioneve. Është qesharake indeksimi me2.7 përqind. Pa mohuar problemet duhet rritje më e madhe dhe proporcionale në bazë të kontributeve dhe jo penalizime me justifikimin banal pension jo i plotë edhe për një muaj.

                  Përgjigjjuni
                  1. A
                    Armand Bushi

                    Cdo njeri duhet te marrin ate qe paguan se i bie te jam pension 20 vjet te marrim ate qe paguajme

                    Përgjigjjuni
                    1. A
                      Astriti

                      Kemi Qeveri hajdute, we just mer leket pensionisteve qe punojnë dhe këto nuk ndihen Vjedhje ne ligj pra Qeveri kriminelet.

                      Përgjigjjuni
                      1. E
                        E.K

                        Kam qene drejtor ndermarje per shume vjet dhe kam paguar sigurime shoqerore me shume se punonjesit e tjere, normal se kisha pagen me te larte se te tjeret, inxhinieret dhe tekniket. Dola ne pension 1 vit para se te miratohej ligji i ri i pensioneve me nje pension rreth 300 mije leke te vjetra, pasi ligji vjeter kishte nje tavan qe nuk duhej te kalohej pamvartesht nga kontributet. Nje vit me pas tekniket qe dolen ne pension me ligjin e ri ,moren rreth 50 mije leke te vjetra me shume se une , pamvartesisht se kishin kontribuar me pak.Pyes si u nderua ky ligji i ri pa marre ne konsiderate pagesat tona te sigurimeve shoqerore, qe duheshin te perktheheshin ne pension me te rritur ?

                        Përgjigjjuni

                        Lini një Përgjigje