U arrestua në Abu Dhabi, kush është Nexhmedin Danaj, pjesë e grupit të Visit të Pojës dhe pronari i televizionit ‘Vlora Cable’

1 Shtator 2026, 18:50Kronika TEMA
U arrestua në Abu Dhabi, kush është Nexhmedin Danaj, pjesë e

57 vjeçari Nexhmedin Danaj, është arrestuar provizorisht në Dubai, me qëllim ekstradimin në Shqipëri, në kuadër të operacionit ndërkombëtar të koduar “The Wanted”.

Danaj ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, në prill të vitit 2026, i kishte caktuar masën e sigurisë “Arrest në burg”.

Hetimi lidhet me trafik ndërkombëtar të kokainës dhe me një rrjet aktiviteti mes Shqipërisë dhe vendeve të tjera europiane. Në operacionin “Ura” u lëshuan 52 masa sigurie nga autoritetet shqiptare dhe italiane.

Në kuadër të operacionit “Ura”, u raportua edhe për sekuestrimin e pasurive dhe kompanive që autoritetet dyshonin se lidheshin me aktivitetin kriminal. Në listën e raportuar përfshihej edhe “Dubai Inn” dhe “Vlora Cable”, të lidhura me Danajn.

Nexhmedin Danaj është i njohur si pronar i kompanisë “Vlora Cable” në Vlorë, një shoqëri që operon në fushën e televizionit kabllor dhe ofron shërbime televizive për qytetin e Vlorës.

Televizioni ‘Vlora Cable’ që është sekuestruar në Vlorë, rezulton të jetë në pronësi të Nexhmedin Danajt, i cili në emër të gruas Algerta Fejzullau ka një tjetër biznes, “Dubai Inn”, në fushën e hoteleri dhe turizmit.

Sipas hetimeve, dyshohet se 57-vjeçari, në kuadër të një grupi të strukturuar kriminal, ka bashkëfinancuar, mundësuar dhe koordinuar trafikimin e lëndëve narkotike nga Amerika Latine drejt vendeve të Bashkimit Evropian.

Gjithashtu, ai akuzohet se ka përdorur metoda të sofistikuara financiare, përfshirë transferta digjitale, për kryerjen e pagesave të konsiderueshme në disa shtete, me qëllim blerjen e lëndëve narkotike.

Ndërkohë, vijon bashkëpunimi mes Interpol Tiranës dhe Interpol Abu Dhabit për finalizimin e procedurave për ekstradimin e 57-vjeçarit drejt Shqipërisë.

3 Komente

  1. B
    Blanco

    Paska edhe televizion boti

    Përgjigjjuni
    1. S
      Sovrani

      E si ka mundësi që nuk shohin edhe atë vllain tjetër thellë, me rrjet telefonash. Që e kishin edhe në bashki... Thua se nuk ishin të njëjtët e të njëjtat burime paresh. Apo me demek se ai e kishte më mirë me e-Dramën... Nqs ky ishte krahu i punës, ai tjetri ishte truri...

      Përgjigjjuni
      1. f
        feliks

        race m*ti, race turqsh islamike, keta bajga na ndyne vendin, perse e sillni ne shqiperi kete bastard, merrjani pasurine dhe s'ke çe doni ne shqiperi kete mbetje turke.

        Përgjigjjuni

        Lini një Përgjigje