Pas javësh negociatash, Lëvizja Vetëvendosje (LVV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) kanë arritur marrëveshje për zgjedhjen e Bekim Sejdiut si kandidat konsensual për president të Kosovës. Marrëveshja mes dy forcave politike është bërë e ditur në Kuvend, ndërsa Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) ka deklaruar se nuk është përfshirë në negociata.
Shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, gjatë fjalës së tij në Kuvend tha se partia e tij nuk është konsultuar për marrëveshjen.
“Çfarë marrëveshje është bërë, nuk na kanë pyetur as përpara, as pas. Ju themi që është barrë e juaja politike. Aleanca qëndron mbi atë që ka kontratë publike politike, 6 pikat e veta”, deklaroi Tahiri.
Orientimi strategjik dhe gazi amerikan: Pranimi i menjëhershëm i projektit të gazit amerikan si një projekt i rëndësisë jetike për orientimin afatgjatë të shtetit.
Pavarësia energjetike: Nisja e menjëhershme e procedurave për ndërtimin e termocentralit me thëngjill, për të garantuar zhvillim ekonomik dhe ulje të inflacionit.
Lehtësime për bizneset e vogla: Ngritja e menjëhershme e pragut të TVSH-së nga 30,000 në 100,000 euro, për të çliruar potencialin e ndërmarrjeve të vogla dhe të mesme.
Mbështetje për bujqësinë: Lirimi i plotë i tokës së punuar nga tatimi në pronë, me qëllim nxitjen e punimit të tokës dhe përkrahjen direkte të bujqve.
Buxhetimi i infrastrukturës: Financimi i plotë buxhetor i projekteve të infrastrukturës jetike në Kosovë, të cilat aktualisht kanë mbetur të pezulluara në mungesë të mjeteve.
Fondi emergjent për kryeqytetin: Ndarja e 800 milionë deri në 1 miliard eurove për Prishtinën, e cila, sipas tij, po bëhet e pajetueshme në mungesë të investimeve kapitale.
PDK dhe AK ti lene menjane hatermbetjet dhe te bashkojne votat per zgjedhjen e presidentit pasi Kosova UK e during dot me edhe nje pale zgjedhje te reja. Nga ana tjeter situata paraqitet e zymte per Kosoven pasi Serbia ehte ne nje revansh politik e mediatik duke e paraqitur Kosoven dhe shqiptaret si nje popull qenuk di te qeveriset. Mos bini pre e politikes antishqiptare te Serbise pasi perndryshe do te vulosni fundin tuaj politik duke nxjerre edhe me te fuqishme LVV., nga ana tjeter demi qe I behet Kosoves ne kete moment t eshte me pasoja katastrofale.
Ku e keni Cakorrin?
Zgjidhni zenel zaden president xikua zonje e pare