Një zjarr i përmasave të mëdha është regjistruar edhe në Himarë, ndërsa flakët vijojnë të përhapen në zonë.
Era e fortë po favorizon përhapjen e zjarrit, duke e bërë situatën më të vështirë për t’u kontrolluar.
Deri më tani nuk ka informacion zyrtar mbi sipërfaqen e përfshirë nga flakët apo dëmet e shkaktuara, ndërsa situata në zonë mbetet problematike.
Siç mund të shihet edhe në videon e mëposhtme, flakët janë të përmasave të konsiderueshme dhe po përhapen me shpejtësi.














