Situata nga zjarri në Levan të Fierit vijon të mbetet kritike, ndërsa flakët po përhapen në zona të ndryshme dhe tymi i dendur ka mbuluar territorin.
Sipas raportimeve, si pasojë e situatës së krijuar, tre persona janë paraqitur me shenja asfiksie nga tymi.
Ndërkohë, flakët vijojnë të përparojnë, duke përfshirë sipërfaqe toke dhe duke krijuar shqetësim për zonat pranë vatrave të zjarrit.
Deri më tani nuk ka një bilanc zyrtar për dëmet e shkaktuara dhe sipërfaqen e tokës së djegur, ndërsa situata mbetet problematike.
LEXO EDHE:
Zjarri përfshin sipërfaqe të mëdha në Levan të Fierit, flakët afrohen deri në oborret e banesave














