Ka nisur organizimi i qytetarëve në sheshin Skënderbej. Qytetarët protestojnë prej 97 ditësh kundër qeverisë dhe kryeministrit Edi Rama.
Kujtojmë se më herët i liruan 14 protestues të cilët u arrestuan pas tensioneve te Kryeministria.
Qëndresa, e cila ka hyrë tashmë në muajin e katërt, vijon me kërkesën kryesore për dorëheqjen e Edi Ramës, ndërsa protestuesit kërkojnë edhe ndryshim të sistemit politik.
Protesta ka marrë prej kohësh karakter të përditshëm. Ajo nisi si reagim ndaj projektit të Zvërnecit, por me kalimin e javëve kërkesat u zgjeruan dhe lëvizja u pozicionua kundër qeverisë dhe klasës së vjetër politike.














