• Kontakt
Saturday, September 5, 2026
BoldNews.al

Nuk ka rezultat
View All Result
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025
BoldNews.al
Fillimi AKTUALITET

PAMJET/ Himara në betejë me flakët, alarm në bregdetin e jugut

23:02 : 04/09/2026
në AKTUALITET, KRONIKE, KRYESORE, VIDEO

Një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë zonën e By-Pass-it të Himarës pasditen e kësaj të premteje, duke u përhapur me shpejtësi drejt zonave të banuara. Era e fortë ka favorizuar përparimin e flakëve, ndërsa situata është rënduar gjatë orëve të mbrëmjes.

Fillimisht zjarri përfshiu sipërfaqe të mëdha toke në zonën e kodrave, ndërsa më pas flakët iu afruan banesave. Deri tani raportohet se dy banesa janë shkrumbuar, ndërsa rreth 40 të tjera ndodhen në rrezik për shkak të afërsisë me vatrën e zjarrit.

Për shkak të përhapjes së flakëve, ka nisur evakuimi i banorëve nga zonat e rrezikuara. Paralelisht, janë larguar edhe turistë të akomoduar në hotelet pranë zonës së përfshirë nga zjarri, pasi flakët janë afruar ndjeshëm me strukturat turistike.

Situata është bërë edhe më kritike. Pamjet nga terreni tregojnë flakë me intensitet të lartë, ndërsa fronti i zjarrit është shtrirë në kodrat përreth qytetit dhe në disa pika është afruar pranë banesave.

Një qytetar ka kërkuar ndërhyrje nga ajri, duke deklaruar se banorët po largohen me shpejtësi nga Himara dhe se disa banesa janë rrethuar nga flakët.

Lexo edhe:

Shtëpi të djegura e dhjetëra familje të evakuara/ Rama thotë se zjarri në Himarë nuk vrau njeri!

Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 mln € për tallava?!

“Kërkojmë ndërhyrje urgjentisht nga ajri sepse shikojmë disa shtëpi të rrethuara nga zjarri. Nuk po na japin sqarim nëse ka pasur njerëz brenda apo është djegur dikush. Zjarri po i afrohet qytetit. Ju lutem kërkojmë ndihmë se nuk kemi mundësi”, shprehet ai.

Ndërkohë, në një reagim për situatën, kryebashkiaku i Himarës, Vangjel Tavo, ka pranuar dështimin për shuarjen e flakëve ndërsa u ka bërë thirrje banorëve të largohen nga banesat, bizneset apo ambientet e tjera që ndodhen në rrezik.

Në postimin e tij, Tavo ka vënë në dispozicion edhe disa numra kontakti të emergjencave, për banorët në terren, edhe pse deri më tani emergjencat nuk kanë mundur të neutralizojnë situatën.

“Për shkak të zjarrit të papritur që po përparon drejt zonave të banura, ju bëjmë thirrje të largoheni nga shtëpitë, bizneset apo abiente të tjera që mund të përbëjnë rrezik për jetën. Ju lutemi, kërkoni ndihmën e organeve të policisë se rendit, policisë bashkiak, zjarrfikësve dhe urgjencës mjeksore në çdo kohë. Ruani qetësinë dhe zbatoni udhëzimet e autoriteteve”,- thuhet në postim.

Deri në këto momente, dy banesa janë raportuar të djegura, ndërsa rreziku mbetet i lartë për banesat e tjera dhe strukturat turistike pranë zonës së zjarrit.

Etiketa: himarezjarr

Lajme të lidhura

AKTUALITET

Shtëpi të djegura e dhjetëra familje të evakuara/ Rama thotë se zjarri në Himarë nuk vrau njeri!

22:40 : 05/09/2026
AKTUALITET

Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 mln € për tallava?!

22:26 : 05/09/2026
AKTUALITET

21 vatra zjarri në 24 orë, 11 vijojnë të jenë aktive

22:08 : 05/09/2026
AKTUALITET

Vijojnë flakët në Ulëz të Matit, zjarri rrezikon shtëpi e qindra koshere bletë

19:25 : 05/09/2026
AKTUALITET

Banesat shkrumb e hi, çfarë la pas zjarri që “përpiu” Himarën /FOTO

18:22 : 05/09/2026
AKTUALITET

Zjarr edhe në Shkodër, flakët përfshijnë kodrat me bimësi

16:50 : 05/09/2026
Para

Horoskopi për ditën e shtunë, 5 shtator 2026

TË GJITHA

Horoskopi për ditën e diel, 6 shtator 2026

23:00 : 05/09/2026

“Nuk shitet Shqipëria por qeveria!”/ Mbyllet nata e 98-të e revoltës qytetare

22:54 : 05/09/2026

Shtëpi të djegura e dhjetëra familje të evakuara/ Rama thotë se zjarri në Himarë nuk vrau njeri!

22:40 : 05/09/2026

Paketa e Maleve/ Kush e dogji Himarën dhe a duhen blerë zjarrfikëse në vend të 1 mln € për tallava?!

22:26 : 05/09/2026

Kundër shkrirjes së bashkisë, qytetarët e Divjakës sërish në protestë

22:15 : 05/09/2026

21 vatra zjarri në 24 orë, 11 vijojnë të jenë aktive

22:08 : 05/09/2026
Foto ilustruese

Operacion “blic” në Sarandë/ Sekuestrohen armë dhe drogë, disa të arrestuar

21:51 : 05/09/2026



RRETH NESH

Boldnews.al mbetet zgjedhja e parë për një lexues i cili kërkon të informohet me saktësi për një lajm. Misioni jonë kryesor është paanshëmëria dhe profesionalizmi dhe për këtë janë të punësuar gazetarët më të mirë në tregun mediatik.
Na kontakto: [email protected]

NA NDIQ

  • Kontakt

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

  • KRYESORE
  • INVESTIGIME
  • OP-ED
  • VETTING
  • AKTUALITET
  • POLITIKE
  • SPORT
    • Botërori 2026
  • TE TJERA
    • PRIVACY POLICY
    • KONTAKT
    • EKONOMI
    • SHENDETI
    • SHOW BIZ
    • KULTURE
    • POLITIKE
    • KRONIKE
    • TEKNOLOGJI
    • VIDEOT KRYESORE TE DITES
    • VIDEO
    • BOLD BLOG
    • FOTOGRAFI
    • HOROSKOPI
    • NDRYSHE
    • RAJONI
    • BOTA
    • SOCIALE
  • ZGJEDHJE 2025

2026 Boldnews Dev By Techzero1.com

f1 casinoiptvbetcioEscortes Belgiqueşile escortMarsbahisMarsbahisiptvdeneme bonusuanında indexcasinofastgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetgrandpashabetthe luxe casinothe luxe casinoromabetgrandpashabetgrandpashabetligobet1xbethuhubetdeneme bonusujojobetJojobetcasibomjojobet girişholiganbetpusulabetCasibomjojobetcasibommarsbahisBahsegelsekabetMarsbahisgrandpashabet