• Kreu
REPORT.AL
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport
No Result
View All Result
REPORT.AL
No Result
View All Result
Home Aktualitet

Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë, arrestohen 2 braziliane dhe një kolumbiane

by Sport Sport
September 4, 2026
in Aktualitet, Kronikë
Goditet rrjeti i prostitucionit në Tiranë, arrestohen 2 braziliane dhe një kolumbiane
0
SHARES
Share on FacebookShare on Twitter

Dy raste të dyshuara të ushtrimit të prostitucionit në Tiranë janë goditur. Në pranga kanë rënë një 46-vjeçare dhe një 21-vjeçare, të dyja braziliane, si dhe një 23-vjeçare nga Kolumbia.

Sipas Policisë, 46-vjeçarja dyshohet se shfrytëzonte 21-vjeçaren për ushtrimin e prostitucionit në një apartament të marrë me qira në rrugën “Abdyl Frashëri”.

Gjatë kontrollit në ambient janë gjetur dhe sekuestruar gjashtë telefona celularë, të cilët dyshohet se përdoreshin për reklamimin e kësaj veprimtarie në rrjetet sociale.

Në rastin tjetër, 23-vjeçarja kolumbiane dyshohet se kishte marrë me qira një apartament në rrugën “Hamdi Sulcebe”, ku ushtronte prostitucion.

Njoftimi i Policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni i koduar “Last post”. Goditen 2 raste të tjera të reklamimit në rrjete sociale, të ushtrimit të prostitucionit, si dhe zbulohen 2 apartamentet e marra me qira, ku kryhej kjo veprimtari. Arrestohen 2 shtetase braziliane dhe kolumbiane, për ushtrim të prostitucionit. Në pranga dhe një 46-vjeçare që shfrytëzonte shtetasen braziliane, për këtë veprimtari. Sekuestrohen 6 celularë nëpërmjet të cilëve reklamohej në rrjete sociale, kjo veprimtari.

Në vijim të verifikimeve, punës operative dhe asaj hetimore, me objektiv konstatimin dhe goditjen e rasteve të ushtrimit të prostitucionit në apartamente të marra me qira, veprimtari e cila në disa raste, reklamohet në rrjete sociale, specialistët e Seksionit për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme finalizuan operacionin e koduar “Last post”, gjatë të cilit u goditën 2 raste të tjera në këtë fushë që rezultuan me arrestimin e shtetaseve të huaja:

-L. S., 46 vjeçe dhe T. S., 21 vjeçe (te dyja nga Brazili), pasi dyshohet se 46-vjeçarja shfrytëzonte shtetasen T. S., për të ushtruar prostitucion, në një apartament të marrë me qira, në rrugën “Abdyl Frashëri”, ku u gjetën 6 celularë, të cilët u sekuestruan me cilësinë e provës materiale.

-M. V., 23 vjeçe (shtetase kolumbiane), pasi dyshohet se kishte marrë me qira një apartament në rrugën “Hamdi Sulcebe”, për të ushtruar prostitucion.

Kontrollet dhe verifikimet kundër kësaj veprimtarie kriminale, vijojnë në terren dhe në hapësirën digjitale. Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, për veprime të mëtejshme.

Previous Post

Gati 100 ditë protestë/ Çfarë ka ndryshuar me “Revolucionin e Flamingove”

Next Post

I vihet lëndë plasëse në derën e shtëpisë një personi në Vorë

Sport Sport

Sport Sport

Next Post
I vihet lëndë plasëse në derën e shtëpisë një personi në Vorë

I vihet lëndë plasëse në derën e shtëpisë një personi në Vorë

TË FUNDIT

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

Eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat në Shqipëri

September 5, 2026
98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

98 ditë protestë/ Qytetarët mblidhen sërish në shesh kundër Ramës

September 5, 2026
Banorët e Maliqit në protestë, kundër bashkimit me Korçën

Banorët e Maliqit në protestë, kundër bashkimit me Korçën

September 5, 2026
Tragjedia në Kelmend, kush është alpinisti që humbi jetën

Tragjedia në Kelmend, kush është alpinisti që humbi jetën

September 5, 2026
Zjarri në Levan, shkrumbohen nga flakët dy makina

Zjarri në Levan, shkrumbohen nga flakët dy makina

September 5, 2026
Putin urdhëron armëpushim 3-ditor në Kiev

Putin urdhëron armëpushim 3-ditor në Kiev

September 5, 2026
Zjarri bën ‘kërdinë’ në Levan, Reuters publikon PAMJET apokaliptike

Zjarri bën ‘kërdinë’ në Levan, Reuters publikon PAMJET apokaliptike

September 5, 2026
Makina përfshihet nga flakët në tunelin Elbasan-Tiranë, ndërhyjnë zjarrfikësit

Makina përfshihet nga flakët në tunelin Elbasan-Tiranë, ndërhyjnë zjarrfikësit

September 5, 2026
Si u kap Joz Shpulla? Policia e gjeti të fshehur në tualet

Si u kap Joz Shpulla? Policia e gjeti të fshehur në tualet

September 5, 2026
Tragjedi në Malësinë e Madhe/ 40-vjeçari bie në humnerë dhe humb jetën në Lëpushë

Tragjedi në Malësinë e Madhe/ 40-vjeçari bie në humnerë dhe humb jetën në Lëpushë

September 5, 2026

REPORT.AL

Portali report.al është një media online e pavarur që sjell lajme, analiza dhe informacione të sakta në kohë reale. Me fokus tek transparenca dhe vërtetësia, portali synon t’u ofrojë lexuesve shqiptarë një burim të besueshëm lajmesh nga politika, ekonomia, shoqëria dhe ngjarjet ndërkombëtare.

RUBRIKAT

  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

MË TË KLIKUARAT

  • Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

    Lëvizje në Policinë e Shtetit/ Emërohet drejtori i ri i Kufirit dhe Migracionit në Korçë, ndryshime edhe në qarqe të tjera

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Konflikt mes dy vëllezërve në Korçë, plagoset me sëpatë njëri prej tyre, autori kapet pak minuta pas ngjarjes

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Elbasan/ Ndërprerje të energjisë për 4 ditë, ja zonat dhe oraret

    0 shares
    Share 0 Tweet 0
  • Aktualitet
  • OP-ED
  • Politike
  • Rajon
  • Showbiz
  • Sociale
  • Shëndet
  • Sport

© 2025 REPORT.AL

No Result
View All Result
  • Kreu
  • Aktualitet
  • Politikë
  • Rajon
  • Ekonomi
  • Botë
  • Sociale
  • Shëndet
  • OP-ED
  • Showbiz
  • Sport

© 2025 REPORT.AL