Flash News
Eksplozivi i lidhur me celular në Durrës, arrestohen dy persona
Bie në humnerë, humb jetën 40-vjeçari në Malësi të Madhe
Himara dhe Fieri digjen gjithë natën, Rama e mbyll me një postim: Situata është nën kontroll
Kuvendi rikthehet në punime më 8 shtator, territorialja në fokus
‘Përtej oqeanit’/ Berisha mbërrin në SHBA, shqiptarët i japin mirëseardhjen e ngrohtë kreut të PD-së
Aksesi për personat me aftësi të kufizuar, bizneset rrezikojnë gjoba deri në 5 mln lekë

Bizneset që nuk respektojnë kërkesat e reja për aksesueshmërinë e mallrave dhe shërbimeve për personat me aftësi të kufizuara do të përballen me gjoba që mund të arrijnë deri në 5 milionë lekë. Për shoqëritë tregtare, projektligji parashikon si masë alternative deri në 0.1% të xhiros totale vjetore të vitit financiar paraardhës, duke u aplikuar vlera më e lartë.
Sanksionet janë pjesë e projektligjit të ri “Për përfshirjen dhe aksesueshmërinë e personave me aftësi të kufizuara”, i cili zgjeron ndjeshëm detyrimet për sektorin privat. Rregullat e aksesueshmërisë do të përfshijnë ndër të tjera bankomatet, terminalet e pagesave dhe të biletave, shërbimet bankare, tregtinë elektronike, shërbimet e transportit të pasagjerëve, komunikimet elektronike dhe numrin unik të emergjencës 112.
Megjithatë, gjoba nuk parashikohet automatikisht në çdo rast të konstatimit të një shkeljeje. Kur mospërputhja mund të korrigjohet dhe nuk paraqet rrezik serioz, në inspektimin e parë operatori ekonomik paralajmërohet dhe urdhërohet të marrë masat korrigjuese. Afati i vendosur nga autoriteti nuk mund të jetë më shumë se nëntë muaj. Nëse masat nuk zbatohen brenda afatit, mosveprimi konsiderohet kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë.
Projektligji i klasifikon shkeljet në të lehta, të rënda dhe shumë të rënda, në varësi të ndikimit që kanë në mundësinë e personave me aftësi të kufizuara për të përdorur mallin apo shërbimin, numrit të personave të prekur, kohëzgjatjes dhe përsëritjes së shkeljes. Masa maksimale e parashikuar është deri në 5 milionë lekë ose, për një shoqëri tregtare, deri në 0.1% të xhiros vjetore, cilado vlerë të jetë më e lartë.
Ndryshimet prekin një kategori të gjerë të popullsisë. Sipas Censit 2023, në Shqipëri kishte 149,866 persona të moshës 5 vjeç e lart që deklaruan një formë të aftësisë së kufizuar, ose 6.5% e popullsisë së kësaj grupmoshe. Rreth 59.5% e tyre ishin 65 vjeç e lart. Vështirësia më e përhapur lidhej me ecjen ose ngjitjen e shkallëve, ndërsa pas saj renditej vështirësia në shikim.
Bankomatet, bankat dhe biletat elektronike duhet të jenë të aksesueshme
Një nga ndryshimet kryesore është vendosja e kërkesave të detyrueshme për produkte dhe shërbime që përdoren gjerësisht në jetën e përditshme.
Në kategorinë e mallrave hyjnë sistemet kompjuterike dhe sistemet operative, terminalet e vetëshërbimit, përfshirë bankomatet, terminalet e pagesave, makinat automatike të biletave dhe të regjistrimit “check-in”, pajisjet për komunikimet elektronike dhe lexuesit elektronikë.
Për shërbimet, kërkesat shtrihen te komunikimet elektronike, shërbimet që mundësojnë aksesin në mediat audiovizive, shërbimet e transportit ajror, rrugor, hekurudhor dhe ujor që lidhen me faqet online, aplikacionet, biletimin dhe informacionin mbi udhëtimin, si dhe te shërbimet bankare për konsumatorët, librat elektronikë dhe tregtia elektronike. Edhe komunikimet drejt numrit të emergjencës 112 do t’u nënshtrohen rregullave të aksesueshmërisë.
Në sektorin bankar, mbikëqyrja i ngarkohet Bankës së Shqipërisë. Sipas draftit, Banka e Shqipërisë do të kontrollojë përputhshmërinë e shërbimeve bankare me kriteret e aksesueshmërisë, do të mund të kërkojë dokumentacion nga bankat, të shqyrtojë ankesat për mospërputhje dhe të kërkojë masa korrigjuese.
Kriteret e aksesueshmërisë bëhen të detyrueshme edhe për mallrat dhe shërbimet që lidhen me prokurimin publik.
Projektligji synon përafrimin e legjislacionit shqiptar me Direktivën e BE-së 2019/882, të njohur si Akti Europian për Aksesueshmërinë. Akti Europian për Aksesueshmërinë nisi të zbatohet në vendet e BE-së më 28 qershor 2025 dhe përfshin të njëjtat fusha, mes tyre bankat, ATM-të, transportin, tregtinë elektronike, pajisjet informatike dhe komunikimet elektronike.
Përjashtohen mikrondërmarrjet që ofrojnë shërbime
Projektligji parashikon edhe përjashtime për bizneset më të vogla. Mikrondërmarrje konsiderohet një subjekt me më pak se 10 punonjës dhe me xhiro vjetore ose total bilanci që nuk kalon 2 milionë euro.
Mikrondërmarrjet që ofrojnë shërbime përjashtohen nga përmbushja e kërkesave të aksesueshmërisë. Gjithashtu, në përkufizimin e mallrave që mbulohen nga ligji përjashtohen mallrat e prodhuara nga mikrondërmarrjet.
Projektligji njeh gjithashtu rastet kur zbatimi i një kërkese do të ndryshonte në mënyrë thelbësore natyrën e mallit ose shërbimit, apo do t’i vendoste operatorit një “barrë joproporcionale”. Por ky parashikim nuk sjell përjashtim automatik: biznesi duhet ta argumentojë vlerësimin dhe, në përgjithësi, ta dokumentojë atë për pesë vjet.
E drejta për të zgjedhur ndihmësin personal
Projektligji nuk kufizohet vetëm te aksesueshmëria e mallrave dhe shërbimeve. Një pjesë e veçantë rregullon jetesën e pavarur dhe synon ta zhvendosë sistemin drejt një modeli ku personi me aftësi të kufizuara ka më shumë kontroll mbi mbështetjen që merr.
Personi do të ketë të drejtën të zgjedhë, udhëzojë dhe, sipas mënyrës së organizimit të shërbimit, të mbikëqyrë ndihmësin personal. Parashikohet gjithashtu “vendimmarrja e mbështetur”, ku personat që kanë nevojë për ndihmë në marrjen e vendimeve mund të mbështeten nga një individ ose grup individësh të besuar.
Për mjetet ndihmëse, drafti parashikon që sigurimi, rimbursimi, riparimi ose zëvendësimi dhe, sipas rastit, mirëmbajtja të financohen nga Fondi i Sigurimit të Detyrueshëm të Kujdesit Shëndetësor. Ndërsa nevojat për asistencë dhe mbështetje financohen nga Buxheti i Shtetit.
Vlerësimi i aftësisë së kufizuar dhe i nevojave për mbështetje do të kryhet nga komisione multidisiplinare dhe do të bazohet në Klasifikimin Ndërkombëtar për Funksionimin, Aftësitë e Kufizuara dhe Shëndetin të Organizatës Botërore të Shëndetësisë, duke marrë në konsideratë edhe faktorët socialë.
Standardet e hollësishme brenda 18 muajve
Ligji i ri parashikohet të hyjë në fuqi 15 ditë pas botimit në Fletoren Zyrtare, por një pjesë e rëndësishme e rregullave konkrete do të përcaktohen më pas me akte nënligjore.
Këshilli i Ministrave dhe institucionet përgjegjëse do të kenë deri në 18 muaj për miratimin e një sërë aktesh, përfshirë kriteret specifike të aksesueshmërisë për mallrat dhe shërbimet, rregullat e asistencës personale dhe metodologjinë për vlerësimin e barrës joproporcionale. Ligji i ri do të shfuqizojë ligjin nr. 93/2014, ndërsa aktet ekzistuese nënligjore do të vazhdojnë të zbatohen deri në zëvendësimin e tyre.
Projektligji synon pikërisht të zëvendësojë kuadrin e vitit 2014 me një sistem më të unifikuar, duke vendosur përgjegjësi konkrete jo vetëm për institucionet publike, por edhe për operatorët ekonomikë. Relacioni evidenton si probleme të sistemit aktual mungesën e standardeve të detyrueshme kombëtare, nivelin e ulët të aksesueshmërisë së faqeve zyrtare dhe shërbimeve digjitale, zbatimin joefektiv të kërkesave ekzistuese dhe mungesën e detyrimeve të qarta për sektorin privat.
Një element që mbetet i paplotësuar në dokumentacionin e publikuar është kostoja. Në relacionin e datës 28 gusht 2026, te seksioni për efektet buxhetore thuhet se kostoja totale e masave administrative është përllogaritur në Raportin e Vlerësimit të Ndikimit, por shifra konkrete nuk është vendosur në relacion. Dokumenti pohon gjithashtu se projektligji do të ketë efekte financiare për operatorët ekonomikë, pa dhënë në relacion vlerën e tyre.
PJESE NGA PROJEKLIGJI
Masa e sanksionit
1. Shkelja nga operatori ekonomik e detyrimeve të përcaktuara në këtë ligj për garantimin e aksesueshmërisë së mallrave dhe shërbimeve përbën kundërvajtje administrative dhe dënohet me gjobë deri në 5 000 000 (pesë milionë) lekë ose, në rastin e një shoqërie tregtare deri në 0.1% të xhiros totale vjetore të realizuar në vitin financiar paraardhës, cilado prej
këtyre vlerave është më e lartë.
2. Në përcaktimin e masës së gjobës, autoriteti mbikëqyrës merr parasysh natyrën, rëndësinë, shtrirjen dhe kohëzgjatjen e shkeljes sipas kritereve të parashikuara në nenin 30 të këtij ligji.
Mallrat dhe shërbimet objekt i kërkesave të aksesueshmërisë
Fusha e zbatimit të këtij ligji përfshin mallrat e destinuara për përdorim konsumator që hidhen në treg dhe bëjnë pjesë në një nga këto kategori:
a) sistemet kompjuterike për përdorim të përgjithshëm dhe sistemet e tyre operative;
b) terminalet e vetëshërbimit, duke përfshirë terminalet e pagesës, bankomatët, makinat e shitjes së biletave, makinat e regjistrimit (check-in) dhe terminalet interaktive të informacionit, me përjashtim të atyre që janë pjesë përbërëse e automjeteve, avionëve, anijeve ose mjeteve të transportit hekurudhor;
c) pajisjet me aftësi ndërvepruese kompjuterike të përdorura për shërbimet e komunikimeve elektronike;
d) pajisjet me aftësi ndërvepruese kompjuterike të përdorura për akses në shërbimet e mediave audiovizive;
e) lexuesit elektronikë./ Monitor
Të fundit
"Radhima, vetëm maja e ajsbergut", eksperti: 11 mijë të vrarë nga konfliktet për pronat
5 September 2026, 21:25
Formula e pagave përplas drejtësinë me qeverinë, gjyqtarët: Po kërkohet formula e shfuqizuar?
5 September 2026, 21:05
Këlliçi zbardh axhendën e Berishës në SHBA: Takime me kongresmenë dhe diasporën
5 September 2026, 20:18
Putin ndalon sulmet ndaj Kievit, pritet takim me të dërguarit e Trump
5 September 2026, 19:58
Në garë për politikën lokale në Kanada, vajza e Mirush Kabashit: Mbështes protestat në Shqipëri
5 September 2026, 19:33
Berisha në Amerikë/ Të dielën takimi me shqiptarët, më 9 shtator Konventa Republikane
5 September 2026, 19:13
Qeveria mban ende peng pagat e drejtësisë; Magjistratët vazhdojnë të heshtin
5 September 2026, 18:44
Deklaratat e Ramës në Itali, Berisha: Fajin nuk e ka Europa për dështimet e tij, por narkoshteti
5 September 2026, 18:02
Mirë se vini në republikën e kafenesë!
5 September 2026, 17:11
Serbia nderon Mlladiç, revoltohet eurodeputeti gjerman: Turp për Beogradin!
5 September 2026, 16:51
Kur autoriteti shtetit bëhet me rotacion
5 September 2026, 16:29
Eksplozivi i lidhur me celular në Durrës, arrestohen dy persona
5 September 2026, 16:09
Ndihmuan banorët nga zjarri në Fier, dy efektivëve u shkrumbohen makinat
5 September 2026, 15:46
Berisha përkujton shenjtërimin e Nënë Terezës: Bijë e madhe e kombit shqiptar
5 September 2026, 15:24
Bie në humnerë, humb jetën 40-vjeçari në Malësi të Madhe
5 September 2026, 15:07
Zjarri në Himarë, turistja tregon momentet e frikës: Mendova se nuk do të mund të largoheshim
5 September 2026, 14:56
Këlliçi pas mbërritjes së Berishës në SHBA: Është hedhur vetëm hapi i parë
5 September 2026, 14:34
Rrëfimi i policit: Më goditi me kovë dhe grusht, zbardhet incidenti i Nuredin Dumanit në burg
5 September 2026, 14:15
El Ninjo drejt rekordit/ WMO paralajmëron për mot ekstrem në mbarë botën
5 September 2026, 13:57
Levani nën flakë/ Reuters sjell pamje nga zjarri 'apokaliptik'
5 September 2026, 13:43
Zjarr në kodrat e fshatit Kot në Selenicë, flakët përfshijnë ullishtet
5 September 2026, 13:19
Dhuna ndaj Kuçit, Jozefin Marku përballet me 5 akuza, në kërkim dy persona
5 September 2026, 12:58
Emisarët amerikanë nisen drejt Moskës dhe Kievit, teksa Rusia vazhdon sulmet ndaj Ukrainës
5 September 2026, 12:36
Himara dhe Fieri digjen gjithë natën, Rama e mbyll me një postim: Situata është nën kontroll
5 September 2026, 12:19
A rrezikojmë rritjen e çmimeve kur të hymë në BE?!
5 September 2026, 11:54
Zhupa: Zjarri në Himarë nxori në pah mungesën e investimeve në mbrojtjen e qytetarëve
5 September 2026, 11:47
Dhuna ndaj Edi Kuçi, shoqërohet në polici këngëtari Joz Marku
5 September 2026, 11:08
Kuvendi rikthehet në punime më 8 shtator, territorialja në fokus
5 September 2026, 10:50
Modeli Itali–Shqipëri drejt zgjerimit në BE, pesë shtete synojnë qendra deportimi jashtë Unionit
5 September 2026, 10:31
Këmbimi valutor, me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
5 September 2026, 10:17
Aksident me vdekje në Cërrik-Elbasan, 31-vjeçari përplaset me barrierën anësore
5 September 2026, 09:40
Zëvendësimi i heshtur me punonjës të huaj
5 September 2026, 09:20
Zjarri në Himarë, banorët rrëfejnë tmerrin: Mezi shpëtuam, turistët ikën me valixhe
5 September 2026, 09:03
Horoskopi, njihuni me parashikimin e yjeve
5 September 2026, 08:43
Natë apokaliptike në Himarë! Zjarri ‘përpin’ 7 banesa, evakuohen banorët dhe turistët
5 September 2026, 08:27
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
5 September 2026, 08:12
E shtuna me diell, mot i kthjellët në të gjithë vendin
5 September 2026, 07:59
Fjalor i ri, vjeshtë 2013-vjeshtë 2026
4 September 2026, 21:56
Zjarr masiv në Himarë, digjet një banesë, në rrezik disa të tjera
4 September 2026, 21:34
Zjarr në një hotel në Velipojë, evakuohen me urgjencë pushuesit
4 September 2026, 21:17
Përplasja në Orikum, Rama: Do shpronësojmë zonën! Bardhi: Pse duhet ta paguajnë shqiptarët?
4 September 2026, 20:36
Zjarri në Fier përhapet drejt Levanit, digjet banesa e stalla, tymi mbërrin deri në Vlorë
4 September 2026, 19:42
Gara për Bashkinë Tiranë, Alimehmeti konfirmon kandidimin: Do të futem në proces
4 September 2026, 19:24
Nga Kosova në Maqedoninë e Veriut, si po zgjerohet përplasja Rama-Kurti
4 September 2026, 19:07
Mesazhi i parë i ambasadores së BE-së: Do të mbështesim çdo hap të shqiptarëve drejt integrimit
4 September 2026, 18:47
Flakët përhapen në Nikël, rrezikohen banesat, Kalaja: Duhet ndërhyrje urgjente me helikopter
4 September 2026, 18:32
Përkeqësohet situata nga zjarret në Levan të Fierit, digjet një banesë, evakuuohen disa familje
4 September 2026, 18:10
Përballë protestës dhe tensioneve politike, Kuvendi rikthehet në 8 shtator pas pushimeve
4 September 2026, 17:53
Zjarr pranë depos së dinamitit në Qinam të Tiranës
4 September 2026, 17:28
Video/ Jo vetëm dhuna, si u përdhosën simbolet e Policisë së Shtetit nga përplasja Marku–Kuçi
4 September 2026, 16:49
Zjarr i përmasave të mëdha në Fierit, flakët përfshijnë ullishtet, rrezikohen bizneset
4 September 2026, 16:20
Rrethuan Kryeministrinë, gjykata liron 14 protestuesit e arrestuar më 1 shtator
4 September 2026, 15:45
Mrekulli në Nepal, dy persona gjenden të gjallë pas 9 ditësh në tunelin e hidrocentralit
4 September 2026, 15:12
Marta Kos anulon vizitën në Serbi për shkak të nderimeve ndaj Ratko Mladiç
4 September 2026, 14:54
Qëlloi me pistoletë në ajër pas një konflikti, pranga 53-vjeçarit në Himarë
4 September 2026, 14:36
Mali i Zi heq imunitetin e qeveritarëve, kryeministri Spajiç: Funksioni politik, jo më mbrojtje
4 September 2026, 14:15
Aksident në Fiershegan, trajleri përplas dy makina
4 September 2026, 13:56
Alarmi për lodrat “Squishy”, mijëra tërhiqen nga tregu
4 September 2026, 13:41
Mungon uji, por investimet zvarriten/ 47.6% e fondit ende pa u prekur
4 September 2026, 13:18
Përdorni fritezën me ajër? Këto 7 gabime mund t’ju rrezikojnë shëndetin
4 September 2026, 13:00
4 Shtator 1943, Dita kur Komunistët Shpallën Luftën Civile!
4 September 2026, 12:46
30 vite treg në rrugë: Tirana, vatër bakteresh!
4 September 2026, 12:33
Përmbyset mjeti bujqësor në Vajkan, plagoset 53-vjeçari
4 September 2026, 12:16
Nga Tirana drejt SHBA-së, Berisha: Ky është udhëtimi i viteve për Shqipërinë
4 September 2026, 11:56
U qëllua 30 herë me breshëri drejt makinës së tj, ky është Viktor Bardhi
4 September 2026, 11:49
Tabaku: Tirana pa ujë 24 orë, ndërsa sistemi lufton për të liruar Veliajn
4 September 2026, 11:37
6 qytete me rrezik klimatik shumë të lartë, përshtatja urbane kërkon 2.7 mld dollarë
4 September 2026, 11:17
Sot vendoset për 14 protestuesit e arrestuar, qytetarët para Gjykatës Penale
4 September 2026, 10:58
Tensionet në Ngushticën e Hormuzit/ Rritet sërish çmimi i naftës, shkon në 96 dollarë për fuçi
4 September 2026, 10:40
Shqiptarët po kthehen nga makinat aziatike, 66.5 mijë mjete të reja në qarkullim
4 September 2026, 10:25
Tritol në derën e një banese në Vorë
4 September 2026, 10:00
Dy ‘fole’ prostitucioni në Tiranë, arrestohen dy brazilianet dhe kolumbiania
4 September 2026, 09:53
Gati 100 ditë në shesh: Çfarë ndryshoi ‘Revolucioni i Flamingove’
4 September 2026, 09:33
El Niño alarmon OKB-në: Bota po hyn në “zonën e rrezikshme” të motit ekstrem
4 September 2026, 09:31
Këmbimi valutor 4 shtator/ Me sa blihen e shiten sot monedhat e huaja
4 September 2026, 09:08
Horoskopi, 4 shtator 2026/ Çfarë kanë rezervuar yjet për 12 shenjat e zodiakut
4 September 2026, 08:44
Parashikimi i motit për sot, 4 shtator 2026
4 September 2026, 08:26
Posta e mëngjesit/ Me 2 rreshta: Çfarë pati rëndësi dje në Shqipëri
4 September 2026, 07:57
“S’keni pranga për të gjithë”, protestuesit para Komisariatit nr. 3 për lirimin e të arrestuarve
3 September 2026, 22:56
Mbyllen rreth 200 llogari të protestuesve, Berisha: Rama në panik urdhëron censurën
3 September 2026, 22:40
Gjobë 5 milionë euro dhe ultimatum 48 orë, Lala: Përplasja dyshohet për çështje pronësie
3 September 2026, 22:24
Avullon” celulari i sekuestruar në burgun e Fierit, pezullohen katër efektivë
3 September 2026, 22:08
Mali i Zi u heq imunitetin ministrave, në Shqipëri PS votoi kundër për mbrojtjen e Ballukut
3 September 2026, 21:44
Arrestimi i 14 protestuesve, aktivistja thirrje për tubim nesër para gjykatës
3 September 2026, 21:22
Aktivisti nga protesta: Lironi qytetarët, më 7 shtator rrethojmë Kryeministrinë
3 September 2026, 20:42
Të armatosur brenda resortit në Orikum, dalin pamje të reja nga përplasja në Vlorë
3 September 2026, 20:19