Policia e Kosovës ka njoftuar se një rast i vrasjes në tentativë ka ndodhur në një lokal në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.
Lajmin për Gazeta Blic e ka konfirmuar zëdhënësja e Policisë së Kosovës për rajonin e Prishtinës, Flora Ahmeti.
“Sot rreth orës 04:00 kemi marrë informatën për një person të plagosur me armë zjarri, në një lokal në rrugën “Lidhja e Pejës” në Prishtinë.
Personi i plagosur A.B (mashkull) është dërguar për trajtim mjekësor, ndërkohë policia më koordinim me prokurorinë, ka nisur një hetim lidhur me rrethanat e këtij rasti i cili është cilësuar si vrasje në tentativë”, tha Ahmeti./Gazeta Blic


