Lajme

SBASHK i bashkohet Marshit për Liri të 12 shtatorit

09/05/2026 14:29
nga:L J

Përfaqësuesit e platformës qytetare “Liria Ka Emër”, Eliza Hoxha dhe Ismail Tasholli, janë pritur nga kryetari i SBASHK-ut, Rrahman Jashari.

Në këtë takim u konfirmua mbështetja e Sindikatës së Bashkuar të Arsimit, Shkencës dhe Kulturës për Marshin për Liri, që do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë.

“Kur arsimi ngrihet në këmbë, zëri i Kosovës bëhet edhe më i fuqishëm! SBASHK i bashkohet Marshit për Liri – sepse liria, drejtësia dhe dinjiteti mbrohen bashkë, me zë të lartë e me zemër plot. 12 shtator. Të gjithë në Prishtinë. Le ta bëjmë historinë të dëgjohet”, thuhet në njoftim.