Lajme

Një kosovar vdes në një burg të Malit të Zi

09/05/2026 14:36
nga:L J

Një rast i rëndë ka ndodhur në Mal të Zi, ku një shtetas i Republikës së Kosovës ka ndërruar jetë.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur se viktima Z. Sh., nga Gjilani, ndërroi jetë gjatë qëndrimit në masën e paraburgimit në shtetin malazez.

Shkaqet e vdekjes ende nuk janë konstatuar, teksa viktima, në të 40-tat, ka ndërruar jetë ditën e mërkurë.

Burimet brenda institucioneve diplomatike të Republikës së Kosovës pohojnë se trupi i pajetë i viktimës pritet të tërhiqet nga familjarët e tij, në ditët në vazhdim.

Autoritetet malazeze kanë kryer obduksionin e trupit, teksa rezultatet mbi shkaqet e vdekjes nuk janë bërë të ditura ende.

Kontaktet e afërta me familjen, pretendojnë se vdekja e viktimës është shkaktuar qëllimisht.