Qeveria serbe nderon Mlladiqin: ministrat e Vuçiqit dolën për ta pritur me nderime trupin e kriminelit të luftës

Ministra të qeverisë serbe dolën dje për ta pritur dhe shoqëruar trupin e Ratko Mlladiqit, të dënuarit përfundimisht për gjenocid dhe krime lufte, duke i dhënë kthimit të tij në Serbi një trajtim që zakonisht u rezervohet figurave shtetërore. Trupi i tij mbërriti në Beograd më 3 shtator me avion qeveritar dhe u prit me nderime ushtarake.

Ministri i Drejtësisë, Nenad Vujiq, ishte në mesin e zyrtarëve që shoqëruan trupin gjatë kthimit nga Haga. Arkivoli, i mbuluar me flamurin serb, u nxor nga avioni nga gjashtë ushtarë, ndërsa më pas kortezhi u nis drejt Akademisë Mjekësore Ushtarake (VMA), nën përcjellje policore, shkruan Klix.ba

Pamjet e mbërritjes krijuan një skenë që ngre pikëpyetje të mëdha për mënyrën se si autoritetet serbe i trajtojnë vendimet e gjykatave ndërkombëtare dhe një person të dënuar për disa nga krimet më të rënda të luftës.

Përgjatë rrugës së kortezhit në Beograd u mblodhën qytetarë me flamuj, pankarta dhe flakadanë. Në një prej urave u shfaq edhe një pankartë ku Mlladiqi cilësohej “hero serb”.

Mlladiqi nuk ishte thjesht një ushtarak i zakonshëm. Ai u dënua me burgim të përjetshëm për gjenocid, krime lufte dhe krime kundër njerëzimit, përfshirë rolin e tij në masakrën e Srebrenicës, ku u vranë rreth 8 mijë burra dhe djem boshnjakë, si dhe në rrethimin e Sarajevës, ku humbën jetën mijëra civilë.

Megjithatë, në vend që kthimi i tij të shoqërohej me reflektim mbi krimet për të cilat u dënua, Serbia zgjodhi nderimet, flamujt, eskortën ushtarake dhe ceremoninë.

Madje, ministri i Drejtësisë kishte deklaruar më herët se Mlladiqi do të varrosej me “nderime të plota shtetërore dhe ushtarake”, duke argumentuar se protokollet për gradën e tij si gjeneral do të respektoheshin.

Shija e redaktorit

Një dekadë nga shenjtërimi i Nënë Terezës, simbolit botëror të...

Dhjetë vjet më parë, Nënë Tereza u shpall shenjtore nga Papa Françesku, duke u nderuar për veprën e saj të jashtëzakonshme në shërbim të...

Ali Ahmeti thirrje për Marshin për Liri: Më 12 shtator...

Ish lideri i UÇK-së dhe kryetari i BDI-së, Ali Ahmeti ka bërë thirrje për pjesëmarrje në Marshin për Liri, i cili do të mbahet...

FC Prishtina mbështetë “Marshin për Liri” më 12 shtator, në...

Klubi i Futbollit “Prishtina” i është bashkuar përkrahjes së “Marshit për Liri”, i cili do të mbahet më 12 shtator në Prishtinë, në mbështetje...

Të fundit nga rubrika