KF Arbëria lëshon komunikatë, thotë se u sulmuan fizikisht pas ndeshjes ndaj KF Rilindja - Gazeta Express
string(87) "kf-arberia-leshon-komunikate-thote-se-u-sulmuan-fizikisht-pas-ndeshjes-ndaj-kf-rilindja"

Futboll

Gazeta Express

05/09/2026 23:15

KF Arbëria lëshon komunikatë, thotë se u sulmuan fizikisht pas ndeshjes ndaj KF Rilindja

Futboll

Gazeta Express

05/09/2026 23:15

KF Arbëria ka reaguar zyrtarisht pas incidentit të raportuar pas përfundimit të ndeshjes ndaj KF Rilindja, duke dënuar ashpër atë që klubi e cilëson si sulm ndaj pjesëtarëve të stafit dhe futbollistëve të saj.

Përmes një komunikate zyrtare, Arbëria ka pretenduar se pas përfundimit të takimit, disa persona zyrtarë të klubit kundërshtar, së bashku me disa tifozë, kanë sulmuar pjesëtarë të stafit dhe futbollistë të klubit.

“Ajo që ndodhi sot është e turpshme dhe e papranueshme për futbollin e Kosovës. Futbolli duhet të jetë garë, respekt dhe sportivitet, e jo vend ku dhuna dhe sulmet fizike zënë vend”, thuhet në reagimin e klubit.

Sipas KF Arbërisë, si pasojë e incidentit, disa futbollistë dhe pjesëtarë të stafit kanë pësuar lëndime dhe kanë marrë tretman mjekësor nga ekipet e Ndihmës së Shpejtë. Klubi ka bërë të ditur se, për momentin, gjendja e tyre shëndetësore është stabile.

Arbëria ka kërkuar nga Federata e Futbollit të Kosovës dhe Policia e Kosovës që rasti të hetohet me seriozitet dhe të merren masat e nevojshme ndaj personave përgjegjës.

Klubi ka theksuar gjithashtu se përgjegjësia duhet të jetë individuale dhe se ajo duhet të kërkohet pa marrë parasysh pozitën apo rolin e personave të përfshirë në incident.

“Ne besojmë se dhuna nuk ka vend në sport dhe se përgjegjësia duhet të jetë individuale, pavarësisht se kush është i përfshirë”, thuhet më tej në komunikatë.

Në fund, KF Arbëria ka deklaruar se do të vazhdojë ta mbrojë klubin, futbollistët dhe stafin e saj, duke paralajmëruar se do të kërkojë drejtësi për ngjarjet e ndodhura pas ndeshjes.

Për momentin, mbetet të shihet nëse organet kompetente do të ndërmarrin hetime dhe çfarë masash mund të pasojnë lidhur me incidentin.

Advertisement
Advertisement
Advertisement
✕