I lindur njëqind e ca vjet më parë, trashëgimia e filozofit ekzistencialist francez ekziston ende sot falë rëndësisë ekstreme të mendimit të tij, i cili vazhdon të ndriçojë problemet e ndërgjegjes njerëzore të kohës sonë dhe na mëson të pranojmë kufijtë e tij. Shkrimtar, filozof dhe gazetar, ai rrëfeu absurditetin e botës përmes krijimeve të mrekullueshme letrare, duke e lidhur secilën prej veprave në një rrugë filozofike, që synonte të dënonte tmerret e epokës së tij dhe të vendoste përvojën njerëzore në qendër të gjithçkaje.

I vlerësuar me çmimin “Nobel” në vitin 1957, Albert Kamy ishte deri në vdekjen e tij tragjike një autor brilant, një filozof dhe intelektual gjithmonë në anën e më të dobëtve dhe kundër abuzimeve me pushtetin, një njeri që kujdesej për njerëzit e tjerë. Në një epokë të turbullt si kjo ku jetojmë, ku ka shumë arsye për të humbur shpresën (luftërat, emergjencat klimatike, ekonomia dhe politika), Albert Kamy ende di të jetë jashtëzakonisht i rëndësishëm.
“Nuk kam asnjë përbuzje për llojin njerëzor, besoj se mund të ndihemi krenarë që jemi bashkëkohës të një numri të caktuar njerëzish të kësaj kohe, të cilët i respektoj dhe i admiroj. Në qendër të punës sime është një diell i pamposhtur”.
Sa më shumë moshohem, aq më shumë zbuloj se mund të jetosh vetëm me ata që të krijojnë ndjesinë e çlirët, se të duan me një dashuri sa e lehtë për t’u duruar, aq edhe e fortë për t’u ndjerë.
Jeta e ditëve të sotme është shumë e vështirë, shumë e hidhur, shumë e zbehtë, që ne të kalojmë skllavëri të reja, prej atyre që duam. Duke qenë miku yt, e dua lumturinë tënde, lirinë, aventurën tënde me një fjalë dhe do të doja të isha për ty shoqëruesi për të cilin jemi të sigurt, gjithmonë.